Berisha; Shqipëria nën një pushtim të egër nga krimi, narko-qeveria ka prodhuar narko-euron

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot gjatë një taikmi me ekspertë të ekonomisë se Shqipëria është nën një pushtim të të krimit të organizuar dhe se narko-qeveria ka prodhur narko-euron. Berisha deklaroi se Shqiëria ëshë sot vend i parë dhe i vetëm në Europë me një narko-qeveri. Berisha deklaroi se vendi do të shkojë drejt një beteje për çlirimin e vendit nga krimi.

Berisha: Këtu kemi të bëjmë me një euro toksike për ekonominë shqiptare, e cila kontrollohet totalisht nga klanet kriminale, ose në shumicën dërrmuese të saj, nga klane të nëndheshme. E tha Klodiani, nëse lexoni ju segmente nga transkriptet që solli Franca, ju garantoj se këto të këtushme që nuk ka prova, janë shumë më të neveritshme, por ato si shkatërruan dot.

Aty çfarë shifni? Aty shifni se njeriu i lidhur me të gjitha interesat me kryeministrin, drekon me të dhe në darkë porositë vrasjet, jo një, por zinxhir. Shihni mbrojtjen që ai ka nga shefat e krimeve, komisarët e policisë.

Ju e dëgjuat një Olsi Bistri, por mos kujtoni ju se është më pak, Olsi Rama. Ua them unë ju. Sepse Olsi Bistri, po të mos ishte aspekti i krimit, i vrasjeve, Pëllumb Gjoka ishte pronar i një kazinoje, të cilën ja mbronte Olsi komplet kazinonë.

Por kazinonë e tmerrshme të call centerave me 2.2 miliardë euro vjedhje, i biri i njishit të shërbimit civili, Amant Josifi, e ëma e tij është drejtuesja e Shërbimit Civil të narkoshtetit. Dhe ai kishte protektor absolut Olsi Ramën. Ata merrnin punëtorët e ndershëm, hajdeni tek ne se keni kaq rrogë dhe kemi mbrojtjen e qeverisë.

Sigurisht që ne nuk mund të rrimë, do të bëjmë çtë kemi mundësi, do të insistojmë në krijimin e fondit të mbështetjes dhe mbrojtjes së eksporteve, një domosdoshmëri e madhe në këtë kohë. Por ama po nuk premë rrënjët e këtij fenomeni, po shkatërron Shqipërinë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mosbindja do të përshkallëzohet! Mos dëgjoni papagajtë e qeverisë që bëjnë opozitën e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, deklaroi …

Leave a Reply