Berisha, mesazh Ramës në 35 vjetorin e ekzekutimit të poetit Havzi Nela

Sali BERISHA

35 – vjetori i martirizimit të poetit të shquar e disident Havzi Nela.
Të dashur miq, letrat shqipe dhe mbarë kombi shqiptar përulen sot me nderimin më të thellë mirënjohjen më të pakufishme para veprës së pavdekshme, sakrificës sublime të martirit të lirisë, poetit disident Havzi Nelën.
35 vjet më parë më 10 gusht të vitit 1988 me firmën e xhelatëve të diktaturës hoxhiste Ramiz Alia dhe Kristaq Rama babai bilogjik i Edi Ramës u ekzekutua me varje në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit për t’u bërë përjetë i pavdekshëm poeti i shquar e disident Havzi Nela.Varja publike e poetit kollosit të pamposhtur të lirisë me urdhër të xhelatëve Alia dhe Rama vetëm një vit para shembjes së Murit te Belinit ishte çmimi që ai pagoi për guximin e tij që t’ju thurë vargje kushtruese lirive dhe të drejtave të njeriut, frymës së Helsinkit dhe Kosovës të pushtuar. Ky akt makabër tronditi mbarë opinionin publik shqiptar dhe botëror dhe dëshmoi përsëri futyrën e vërtetë mizore të diktaturës hoxhiste. Akti kishte synim kryesor jo vetëm hakmarrjen primitive të xhelatëve të rregjimit, por edhe terrorizimin e popullatës në tërësi dhe inteligjencës shqiptare në veçanti si dhe të vriste pa lindur pa dale nga goja çdo varg apo fjalë e lirë. Nderim për jetë poetit disident Havzi Nela.
Këtu më poshtë keni ripublikimin e një poezie të poetit Havzi Nela dhe një status për Edi Ramën, të birin e xhelatit Kristaq Rama, që së bashku me diktatorin Ramiz Alia firmosi varjen në litar të poetit disident.
– Poezia “Fryma e Helsinkit”, nga Havzi Nela.
Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.
Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!
-Sot esht nje dite qe mund te beheshe njeri
Edvin!Sot esh 30 vjetori i varjes ne litare ne sheshin qendror te qytetit te Kukesit me firme te xhelateve RamizAlia dhe Kristaq Rama, babait tend biologjik,r poetit disident Havzi Nela.
Sot esht nje dite qe Edi Kristaq Xhelati mund te “vare” brenda vehtes çnjerzoren e neobllokmenit dhe te tregoje qofte dhe per pak çaste nje grimce ndergjegje te njeriut te qytetruar,te denoje krimin mizore te te jatit tije xhelat dhe te kerkoje ndjese publike familjes dhe se paku botes se letrave per varjen me firmen e Ramiz Alis dhe Kristaq Rames te poetit disident Havzi Nela.Keto pakrrjeshta nuk i shkruaj per politike por si nje apel per ngadhnjimin e njeriut mbi antinjeriun! sb

About Redaksia

Check Also

Gazetarja “shpërthen” ndaj Prodës: Kutia e Pandorës në Shkodër është hapur! Kryepolici bën si vajtonjës

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ashpër ndaj justifikimit të kreut të policisë Ilir Proda, për …

Leave a Reply