Denoncimi i Berishës: Kristaq Rama firmosi i pari për varjen e Havzi Nelës, i biri nuk kërkon ndjesë

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se Kristaq Rama ishte i pari ndër anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të diktaturës që firmosi për varjen në litar të poetit Havzi Nela. Berisha i bëri këto komente gjatë një takimi në kujtim të poetit martir.
Berisha deklaroi se nuk ka ndonjë ndryshim sot mes dy regjimeve që të vrasin natën dhe të qajnë ditën duke ju referuar dosjes “Metamorfoza” të hetimeve të Francës për krimin në Shqipëri.

Reagimi i Berishës

Terrorist ishte regjimi dhe regjimi e pranonte se ishte terrorist me dokumente, kurse Havzi Nela ishte luftëtar lirie. Ai është një gjeni guximi jo vetëm me vargje, por në çdo aspekt.
Havzi Nela është një simbol sot me një rëndësi shumë të veçantë.
Miqtë e mi!
Çfarë është kjo kohë sot. E vërteta është se nëse u referohemi poetëve, sepse ata kanë ndjheshmërinë më të madhe, kjo është koha klasike e lirisë së rreshme dhe liria e rreme qenka forma më fatkeqe për njeriun.
Unë mund të ndalem shumë aspekte, por do të ndalem vetëm tek i fundit, tek aspekti i procesit ‘Metamorfoza’.
Çfarë ka aty, çfarë kanë shqiptarët aty? Shqiptarët aty kanë një mori kriminelësh të nëndheshëm, të cilët njëlloj si dikur oficerët e sigurimit të shtetit, të vrasin natën dhe të qajnë ditën, të ndihmuar nga njerëz me uniformë. Të ndihmuar nga shefa të lartë policie, të lidhur absolutisht direkt me kryeministrin e Shqipërisë.
Nuk ka shqiptar që ka njohur Pëllumb Gjokën dhe nuk e di se ai ishte mik i ngushtë i Edi Ramës, se ai drekonte e darkonte, rregullisht me Edi Ramën, por porosiste vrasje, paguante, përdore oficerë, media, çdo gjë. Nëse e lexoni me vëmendjen këtë proces, ju do të shikoni se ky regjim, Edi Rama pasardhës direkt i tyre. I ati i tij ka firmën në varjen e Havzi Nelës. Nga të gjithë ata që kanë firmosur, njeriu që në aparencë pritej që të mos firmoste, ishte i ati i tij, sepse ishte skulptor, intelektual gjoja. Jo vetëm që ka firmosur i pari, por i biri dhe sot nuk kërkon të falur, sepse ruan në nënshtresën e vetëdijes së tij trashëgiminë atërore.
Ky njeri njëlloj si etërit që përdornin hanxharët, që edhe shkelnin ligjet dhe çdo gjë në veprimin e tyre, edhe ky përdor tani një krim të rrjetëzuar në mënyrën më të paimagjinueshme, kundër lirisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët kujtojnë se janë të lirë. Jo s’janë të lirë.
Ky është aspekti i nëndheshëm. Ky sot ka përqendrimin e të gjitha pushteteve.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply