Kryetari i PD,Sali Berisha ka denoncuar prova të reja të skandalit të vjedhjes së shekullit duke akuzuar direkt Ramën se është në mënyrën më të padiskutueshme, ligjërisht dhe penalisht përgjegjësi kryesor i kësaj afere.
Berisha tha se, Rama është përgjegjës direkt për vendimin e qeverisë të datës 16 dhjetor 2016, me të cilin është vendosur financimi i kontratës antiligjore, të firmosur me negociata të mbyllura, të ndaluara me ligj. Në mungesë të tij ai ka autorizuar të firmosë këtë vendim, Niko Peleshin. Por firmosja e këtij vendimi në një kohë rekord prej 12 orësh janë firmosur 12 akte me 17 firma nën kujdesin direkt të Edi Ramës, ndaj dhe Arben Ahmetaj thotë: ‘mbreti nuk jam unë’.
Rama është përgjegjës direkt dhe më kryesor për vjedhjen e shekullit, sepse ai ka firmosur me datën 7 dhjetor 2017, dhënien e bonusit prej 8 pikësh kompanisë ‘Integrated Energy BV SHPK’, një kompani që nuk ekzistonte dhe që ai ishte i informuar nga ministri i tij se kompania në fjalë nuk ekziston.
Berisha ka denoncuar se, në verën e vitit 2019, Edi Rama deklaron publikisht për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano. Të ashtuquajturin ‘Eco Park Durrës’, Edi Rama deklaroi se do ta bëjë me firmën e privatit. Në përputhje me direktivën e tij, me datën 16 tetor 2019, shpallet tenderi për ndërtimin e ‘Eco Park Durrës’. Procedura në mënyrën më paradoksale anulohet në 3 dhjetor 2019, vetëm 3 ditë para se të hapeshin oferta. Anulohet, çka përbën vepër penale dhe penalitet të rënda të autoritetit kontraktues.
Zoto e parashikoi që duhet të vjedhin me një projekt dhe bënë një projekt që të vjedhin edhe në Porto Romano 19 milionë euro ku e përfshirë është edhe Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së Ramës. Zoto i ka paguar 225 mijë euro kompanisë dhe nënkontraktores Rea Xhillari.
Berisha ka denonuar sot me fakte se si Klodian Zoto, ndonëse i shpallur në kërkim, jeton në Vlorë dhe udhëton me makinë shtetrore të mbikqyrjes së inceneratorëve. Berisha ka treguar para mediave edhe targat e makinës me të cilën lëviz i pa shqetësuar Klodian Zoto.
Një tjetër provë e paraqitur nga Berisha në lidhje me vjedhjen e shekulit është edhe fakti se, Gjykata e Vjenës i ka refuzuar Mirel Mërtirit azilin politik në Austri, ndërsa qeveria po i bën gati pasaportën për ta dërguar në Zimbabve, ku ka një tjetër aferë inceneratorësh.