Pano SOKO
Një litër qumësht në Gjermani 1.25€
Një litër qumësht në Shqipëri 1.35€
Paga mesatare bruto në Shqipëri 690€
Paga mesatare bruto në Gjermani 4000€
Pensioni mesatar në Shqipëri 155€
Pensioni mesatar në Gjermani 1580€
Pse qumështi në Gjermani del më lirë sesa në Shqipëri? Në kushte të njëjta, qumështi në Gjermani duhet të ishte më i shtrenjtë, pasi aty kostoja e punonjësve është më e lartë, kostoja e materialeve është më e lartë, por ai del më lirë.
Arsyeja është – sepse aty kanë një qeveri që mendon për popullin e vet dhe për prodhimin e vet. Çmimet e ushqimeve aty janë prioritet.
E para, ata e subvencionojnë fermerin vendas. I japin parà për çdo kokë dhe për çdo litër qumësht që prodhon. Subvencioni ul kostot dhe rrjedhimisht çmimi del më lirë.
E dyta ata e kanë TVSH e ushqimeve 7%, ne e kemi 20%. Sepse qeveria aty e kupton që taksat e larta tek ushqimet rëndojnë më të varfërit dhe se s’mund të taksosh njëlloj si bukën, si mallrat e luksit.
Kjo bën që çdo familje gjermane, ushqimin mos ta diskutojë asnjëherë. Sepse çmimet për shumē produkte i kanë dhe më të lira se ne. Dhe kur mendon pagat e tyre, pastaj kostoja e të ushqyerit kthehet në qesharake.
Rrugët për çdo problem gjenden, mjafton që ata që qeverisin të mendojnë për njerëzit dhe të kenë dëshirën të bëjnë për njerëzit.