Keynes apo si të paguash për luftën ndaj Covid-19

Ka qenë kriza e madhe ekonomike e 2008 ajo që ka zbuluar se Keynes nuk kishte vdekur dhe kallur, siç rezultonte në fakt (dhe në një fare mënyre është akoma sot) për shkencën ekonomike zyrtare e mësuar në universitetet e një pjese të mire të botës. Nuk ka qenë e mjaftueshme “një çerek ore” për ta përmbledhur (dhe më pas likuiduar) mendimin e tij, siç kishte deklaruar disa kohë më pare një Çmim Nobel që jepte mësim në një prej universiteteve të mëdha amerikane. Nuk bëhej fjalë vetëm për një kapitull të historisë së mendimit ekonomik të ‘900, një kapitull i hapur dhe i mbyllur në harkun e ndonjë dekade.

Fatet e alternuara e teorisë së përgjithshme. Ndoshta nuk ishte as e thënë se “të jesh liberal”, në kuptimin që të theksosh gjithmonë dhe gjithësesi se tregu funksionon më mirë se shteti, ndoshta aq e vërtetë sa të duhej të bëhej kredoja jo vetëm e konservatorëve, por edhe e të majtave në Europë e në botë, siç kishin shkruar dy profesorë të dëgjuar të Universitetit Bocconi të Milanos. Realiteti e hidhte poshtë edhe një herë akoma mendimin dominues, siç kishte ndodhur të nesërmen e krizës si 1929, kur radhët e gjata e punëtorëve të papunë në radhë për një pjatë supe kishin përmbysur siguritë e “një ortodoksie të konsoliduar si e parëndësishme”, siç shkroi nobelisti James Tobin më 1983, duke kujtuar efektin që pati mbi ekonomistët e rinj amerikane botimin në 1936 e Teorisë së përgjithshme, të interesit dhe të monedhës. Siç është e njohur, apotetoza e influencës së Keynes në botën e akademisë dhe në politikën ekonomike është arritur në 30 vjeçarin që ka pasuar Luftën e Dytë Botërore, les trente glorieuses années, që kanë shënuar në vendet perëndimore rritjen e të ardhurave individuale dhe njëkohësisht zgjerimin e instituteve të sigurisë sociale dhe duke qenë se këto shoqëri me fytyrë njerëzore aq tërheqëse se të çonte në dështim eksperimentet e mbështetura mbi daljen nga kapitalizmi. Në ato vite, në universitete makroekonomia kynesiane ishte një mësim i konsoliduar dhe jokontradiktor, ndërsa qeveri dhe institucione ndërkombëtare, nga OCSE tek FMN, tek Komuniteti Ekonomik Europian, e konsideronin armatimin keynesian e politikave monetare dhe fiskale si komponente të zakonshme të politikës ekonomike.

Duke filluar nga vitet ’70 shfaqja e problemeve të reja, si inflacioni dhe stagflacioni, domethënë bashkëekzistenca e papunësisë dhe inflacionit, që dukej se sfidonte si shpjegimin teorik, ashtu edhe armatimin e politikës ekonomike keynesiane, dhe punën me durin intelektuale të mendimtarëve dhe të ekonomistëve të kalibrit të Friedrich von Hayek e të Milton Friedman, kishte sjellë në modë ortodoksinë e shfrytëzuar nga Keynes me Teorinë e përgjithshme. Nuk dukej luhatja e një lavjerrësi, por likuidimi definitiv i një herezie që kishte zotëruar më parë mendjet. Në 1983, në një kuvend në 100 vjetorin e lindjes së Keynes, Paul Samuelson, që kishte qenë një prej ekomonistëve keynesianë të parë dhe më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara, faktikisht e mohonte këtë trashëgimi: “Është e vërtetë, thoshte, se tregjet në periudhë të shkurtër nuk funksionojnë mirë dhe ndërhyrjet e politikës ekonomike mund të kenë efekte të rëndësishme për një periudhë të caktuar, ama gjatë këtyre kohëve njerëzit e mësojnë me shpejtësi dhe fitoret e lehta keynesiane janë një çmim prapa krahëve tona”. Dhe në fakt, 25 vite më pas, shpërthimi i krizës së 2008 e detyronte Samuelson në një korrigjim të mëtejshëm kursi, aq sa për të pohuar: “Shkaku i krizës më të keqe financiare të 100 viteve të fundit është ajp që është lënë të lëvizet pafre kapitalizmi libertar i laissez-faire të Friedman – Hayek […]. Këta dy burra kanë vdekur, por trashëgimia e helmuar e tyre vazhdon të jetojë”.

Rikthmi i madh i instrumentave keynesianë. 2008 shënon kështu fundin e predominimit të rinovuar të ekonomisë ortodokse dhe pandemia e 2020 – 2021 ja ka dekretuar më tej perëndimin, të paktën për sa i përket politikave ekonomike, monetare dhe fiskale. Pas 30 vjeçarit të lavdishëm keynesian dhe pas 30 vjeçarit të mëpasëm të karakterizuar nga nga tronditja e ortodoksisë, bota e politikës, e ekonomisë dhe e financës sot e di që tregu nuk është në gjendje ta abrogojë rrezikun e pasigurinë dhe se fluktuimet ekonomike janë pjesë e pashmangshme e tregut, ashtu siç janë instrumentat e politikës ekonomike të përpunuara nga Keynes pikërisht për të mbajtur parasysh këtë të dhënë faktike. Për hir të së vërtetës mësimi universitar ka mbetur pakashumë në ato vite të ortodoksisë. Dyshoj se në universitete janë vënë mënjanë modelet matematikore të batuara mbi njohjen e përkryer të së ardhmes dhe funksionimin e plotë të tregjeve. Nuk ka pasur në nivel akademik një “Rikthim tek mësuesi” (për të përdorur titullin e një libri të Robert Skidelsky për Keynes) në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ka ndodhur në fakt rikthimi i plotë tek idetë e Keynes dhe të instrumentave të politikës ekonomike që rrjedhin nga ide në politikat ekonomike e qeverive dhe të bankave qendrore.

Çfarë është, në mos realizimi i një qasjeje keynesiane, politika e interesave të ulëta apo deri negative e inaguruar nga bankat qendrore pas krizës së 2008? Çfarë është quantitative easing? Dhe nga çfarë frymëzohen vendimet në Shtetet e Bashkuara mbi programet e mëdha të shpenzimeve publike në deficite të miratuara nga Joe Biden? Çfarë do të thotë në Europë pezullimi i Paktit të Stabilitetit gjatë pandemisë dhe çfarë është Next Generation EU përveçse jo një një politikë ekonomike e besuar mbështetjes së shpenzimeve publike në deficit? Domethënë, Keynes është kthyer, në mos në versionin teorik, sigurisht në frymëzimin praktik, si një grup instrumentash monetare dhe fiskale tek të cilat banka qendrore dhe qeveri janë të gatshme që të drejtohen në rasin kur ekonomitë vuajnë nga nënpunësimi dhe kanë vështirësi të ringrihen. Jo rastësisht, të nesërmen e shpërthimit të pandemisë së Covid-19, në një artikull të dalë tek Financial Times, Mario Draghi fillimisht ka shkruar se ishte e nevojshme për bankat qendrore dhe për qeveritë t’i përdornin plotësisht instrumentat e politikës ekonomike kenyesiane. Sot duhet të bëhen ende hesapet me pandeminë. Ajo shkakton një krizë dyfishe: një krizë të ofertës dhe një krizë të kërkesës të ndërthurura midis tyre. mbylljet e imponuara nga nevoja për të mbajtur nën kontroll përhapjen e sëmundjes bllokojnë ofertën, por kjo pasqyrohet edhe mbi të ardhurat e punëtorëve dhe të bizneseve dhe kjo, nga ana e saj, sjell një krizë të kërkesës. Dalja nga kriza e pandemisë sjell rekursin si në politikat monetare, ashtu edhe në ato fiskale, në një kombinim që është paksa ndryshe nga ajo që do të adoptohej në rastin e një fluktuimi të “thjeshtë” të kërkesës. Bëhet fjalë për ravijëzimin e një politike ekonomike që i ka bashkë ndërhyrjet si nga ana e kërkesës, ashtu edhe nga ajo e ofertës.

Paradoksi i sotëm: Rifillimi me konsume të ulëta. Por ka më tepër,  shumë më tepër. Analizat e dala në këto muaj na thonë se nga krizat mund të dilet vetëm me vetëm me një transformim shumë të thellë të sistemit prodhues, pasi ndërkohë janë shkokolepsur nyjet e kushtit energjitiko – mjedisor dhe pambështetshmërinë e modelit ekonomik tradicional dhe pse është ngritur nevoja e transformimit në kuptimin dixhital të ekonomisë. Kështu, kriza ekonomike që i detyrohet Covid-19 kërkon nga njëra anë politika mbështetëse ndaj kërkesës, të zbatuara me instrumenta keynesiane, ashtu edhe nëpërmjet politikave monetare, ashtu edhe nëpërmjet financës publike, por nga ana tjetër postulon një transformim të thellë të sistemeve ekonomike për t’ua përshtatur kushteve dhe nevojave të sotme dhe të nesërme. Do të shërbejë një vëmendje e veçantë ndaj shpenzimeve shëndetësore. Do të shërbejnë investime në ekonominë dixhitale. Do të shërbejë një transformim në kuptimin e energjive të gjelbëra dhe të rinovueshme të aktiviteteve të prodhimit dhe të konsumit. Shërben në thelb një program i madh investimesh. Ky program investimesh mund të përbëjë në vetëvete përgjigjen ndaj problemit të papunësisë së gjeneruar nga Covid-19 si nga ana e ofertës, ashtu edhe nga ana e kërkesës. Ama jo në fakt nga problemi i konsumeve.

Çështja është në këto terma: mund të imagjinojmë të kthehemi me shpejtësi ne nivelet e punësimit para-Covid-19 apo ndoshta – për vende si Italia, që tërhiqen prej kohësh nivele papunësie “strukturore” – mund edhe të imagjinojmë të riabsorbojmë papunësinë e mëparshme dhe të arrijmë në punësim të plotë. Do të duhet kohë, por mund t’ia dilet. Por përballë këtij punësimi, çfarë mallrash të do prodhohen? Do të vijnë produkte konsumi që do të kënaqin kërkesën e ardhur nga punëtorët e punësuar? Apo do të vijnë produkte apo do të duhet të jemi mallra investimi të nevojshme për transformimin dixhital apo rrethor të ekonomive tona? Dhe nëse kjo është situata, domethënë nëse për një kohë të caktuar do të duhet të përballojmë një caktim të madh resursesh jo për prodhimin e mallrave të konsumit, por në atë të mallrave të investimit, atëhere mund të kemi paradoksin e ekonomive që punojnë me ritëm të plotë, paguajnë rroga apo të ardhura më të larta se në të kaluarën dhe bile duhet të garantojnë të prodhojnë mallra konsumi në sasi më të vogla se në të kaluarën. Në thelb, mund të përcaktojnë një kusht ku ekonomia punon me ritëm të plotë, por nuk lshtë e mundur të furnizojnë mallra konsumi që me atë ritëm prodhimi ekonomia do të tentonte spontanisht të kërkonte.

Ja një problem i ri apo ndoshta i lashtë që meriton që shyrtohet dhe diskutohet. Një problem i vështirë pasi zgjidhja e tij nuk mund t’u besohet mekanizmave të tregut apo vetëm atyre dhe sepse kjo ngre probleme të vështira politike. Le t’i shqyrtojmë ndarazi të dy aspektet. Në planin ekonomik, siç është thënë, duhet qeverisur jo vetëm dinamika komplesive e të ardhurave në mënyrë që të mos shkaktojnë presione inflacioniste: duhet vepruar në mënyrë të tillë që përbërja e kërkesës së shprehur nga këto të ardhura i korrespondon kushtit të ofertës që e konsiderojmë të domoshme. Por ky problem ka një kthesë politike komplekse pasi në thelb, duke thënë se mund ta bëjmë sistemin të funksionojë me okupim të plotë, por nuk mund të garantojmë se prodhimi ka kompozim që natyrisht ai do të bënte sikur të gjithë të ishin të lirë të shpenzonin siç të donim, le të themi se se duhet të imponojmë një zgjedhje ndërkohore që avatazhon gjeneratat e ardhshme dhe në një farë kuptimi, nëse nuk dëmton, sigurisht që kufizon mundësitë e konsumit e gjeneratave bashkëkohore. Si i bëhet të përballohet ky problem?

Përgjigja mund të jetë politika e të ardhurave. Ja që refpeksioni mbi transformimin e ekonomive të imponuara si nga pandemia, ashtu edhe nga nevojat e mjedisit, nga nevojat e imponuara nga progresi teknologjik bëhet një refleksion politik. Si i bëhet të drejtohet një shoqëri e lirë në këto drejtime? Një përgjigje që u dha 50 vite më parë për një problem ndryshe, por me ndonjë karakter të ngjashëm, u quajt “politika e të ardhurave”. Ishte një politikë e prirur për të mbajtur nën kontroll dinamikën e çmimeve të brendshme në raport me ecurinë e çmimeve ndërkombëtare. Por qysh atëhere ndodhi që u kap një aspekt më kompleks të problemit: domethënë një kontradiktë e mundshme midis kompozimit të prodhimit midis mallrave të konsumit dhe të investimit të përshtatur ndaj nevojave të periudhës afatmesme të ekonomisë dhe përbërjes në vend se të prodhimit që do të rridhte nga liria e caktimit si duhet i të ardhurës tënde. Shoqëritë pranojnë – megjithëse padëshirë – se një pjesë e të ardhurës merret nga shteti prballë shpenzimeve për prodhimin e të ardhurave kolektive. Por përtej kësaj, cilat konsume do të reduktohen dhe cilat shtresa do të duhet t’i reduktojnë konsumet e tyre për t’u bërë hapësirë investimeve të kërkuara nga transformimi i ekonomive?

Kjo është problematika ekonomike dhe politike që është paraqitur nga gjendja aktuale e ekonomive pas Covid-19. Ka një shkrim të Keynes të vitit 1940 që përmban një pjesë të përgjigjes së mundur dhe që nevojitet kështu të rivihet në qendër të vëmendjes. Në libërthin How to Pay for the War të botuar në shkurtin e 1940 Keynes thekson se për të financuar shpenzimet e luftës mund t’i drejtohesh përtej marrjes fiskale edhe një mekanizmi të konceptuar prej tij të shtyrjes së pagave. Do të bëhej fjalë të njiheshin perceptuesit e të ardhurave të thirrur për të kontribuar në koston e luftës titullin e një rimbursimi në përfundim të konfliktit. Ishte në thelb paraprirja e ideve të politikabe të të ardhurave që nuk kanë pasur fat në vitet e pasluftës, por që mund të riparaqiten si të nevojshme kur ndodhesh përballë nevojës së një transformimi strukturor të ekonomive tona. Bind të kthehesh sërish tek ky propozim keynesian dhe të vlerësohet nëse dhe në çfarë mase mund t’u përshtatet problemeve që duhet të përballojmë. Në kohën e tij një studiues i shquar italian i ekonomisë, Giorgio Lunghini, i vdekur përpara kohe, foli për mendimin kenyesian si “një trashëgimi e shtrirë”. Ja, saktësisht për këtë bëhet fjalë. Shkrimet e Keynes përmbajnë mjeshtërime të çmuara që pjesërisht janë kuptuar dhe përdorur; megjithat, pjesërisht, duhet ende të kuptohen deri në fund dhe të përdoren për të përballuar problemet e shoqërive tona.

(Giorgio La Malfa për Aspen Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës

Si sot 8 vjet më parë, më 5 shtator 2016, Nënë Tereza,  fituese e çmimit …

Leave a Reply