Protestë kundër aktivitetit të gurores, banorët në Fierzë bllokojnë rrugën

Bllokimi i aksit Fierzë-Bajram Curri nga banorët e zonës që protestojnë kundër aktivitetit të gurores dhe projektit për ndërtimin e një fabrikimi bitumi, ka sjellë radhë të gjata automjetesh dhe ka kërkuar vëmendjen e Policisë vendore.

Siç shihet nga pamjet, një oficer ka kërkuar që protestuesit të lirojnë rrugën dhe ka kërkuar që një përfaqësues i tyre të vijë me të në komisariat, por banorët kanë treguar vendosmëri dhe bashkim në qëllimin e tyre për të mos e lejuar shkatërrimin e bjeshkës: “Jo, mos u merr me njërin prej nesh. Na arresto të gjithë, jo njërin”, dëgjohen ata të thonë.

“Doni të na arrestoni?! Vijmë të gjithë atje, hapini dyert, jo vetëm njeri. Se kemi dalë për fëmijët tanë, jemi në protestë paqesore”.

Ndiqini përballjen e banorëve me policët e zonës.

About Redaksia

Check Also

Kreu i PD Krujë thirrje Ramës: Nëse qeveria nuk do të marrë masa banorët do të veprojnë vetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Dega Krujë, Xhevair Bilja i ka bërë apel kryeministri Edi Rama …

Leave a Reply