Si Albin Kurti e çau ‘rrethimin’ në Tetovë , defaktorizoi Ramën dhe boshtin serb

“RD-News”

Boshti pro serb në Ballkan ka marrë një goditje të fortë nga pritja madhështore që Tetova i rezervoi të shtunën Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
I pari që reagoi kundër Kurtit ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiç që e kritikoi këtë vizitë si dhe mesazhet e Kurtit. Pastaj në rradhë erdhi edhe reagimi i Kryeminisrit maqedonas.

I vetmi që e kapërdiu në heshtje këtë popullaritet masiv të Albin Kurtit ishte Edi Rama. Në fakt goditjen më të madhe politike nga Tetova e ka marrë Edi Rama. Albin Kurti ka mundur ta çajë rrethimin e boshtit serb Rama-Vuçiç nga Tetova. Ata dhjetra mijëra qytetarë të Tetovës që kishin dalë për ta pritur Albin Kurtin i treguan qartë komunitetit ndërkombëtar se faktori shqiptar në rajon nuk ka një lider të shitur si Edi Rama.

Kjo në fakt është si një vdekje politike e Ramës. Ai ishte përpjekur prej vitesh të siguronte mbijetesën politike në Shqipëri duke u shitur si faktor i kombit shqiptar në aleancë të hapur me Vuçiç. Ajo që dëshmoi Tetova ishte pikërisht falsiteti i kësaj aleance të shitur si në interes të paqes në rajon. Kjo aleancë tashmë mund të ketë një ndikim periferik vetëm tek boshti serb në Ballkan, por kurrsesi tek faktori shqiptar.

Komunieti ndërkombëtar i ka marrë tashmë mesazhet e takimit të Tetovës. Rama është tashmë një kartë e djegur për planet e ndërkombëtarëve në Kosovë dhe rajon. Rama nuk është më faktor politik i kombit shqiptar as në Shqipëri, as në Kosovë dhe aq më pak në Maqedoninë e Veriut. Dhe tanimë nuk i duhet as dreqit. Ai mund ti shërbjë vetëm boshtit serb, por ky bosht e ka të mjaftueshëm Vuçiçin, ndërsa shqiptarët kanë një Albin Kurt në Kosovë dhe një Sali Berishë në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply