Berisha: Vëllezër siamezë në korrupsion! Ndajnë të njëjtin fat!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka rikujtuar edhe njëherë tjetër disa nga bashkëpunëtorët e kryeministrit Edi Rama, të cilët janë takuar me ish-shefin e lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal gjatë vizitave të tij në Shqipëri.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga Berisha, dallohet Charles McGonigal me ish-kryebashkiakun e Kukësit të arrestuar, Safet Gjici gjatë një darke, në tjetrën me ish-ministrin Damian Gjiknurin duke i dhënë ‘titullin Qytetar Nderi’, si dhe me kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Biberajn.

Vëllezër siamezë në korrupsion! Ndajnë të njëjtin fat!”, shkruan Berisha në Facebook.

Ditën e sotme, 15 gusht, në ShBA, pritet të zhvillohet seanca paraprake ndaj Charles McGonigal, ku i ofrohet mundësia për të pranuar akuzat dhe të shpallet fajtor, apo do të vijojë një gjyq normal ku është i pandehur për disa vepra penale.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …

Leave a Reply