Ngjarje e rëndë në Bulqizë, vritet 26 vjeçari tek dera e shtëpisë

Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shupenzë të Bulqizës. Si pasojë e plagëve të rënda ka humbur jetën 26 vjeçari Dritan Manjani nga fshati Homesh.

Autori i vrasjes me një kaçavidë dyshohet se është Dorjan Dema, 30 vjeç, nga i njejti fshat me viktimën.

Një prej bashkëfshatarëve të viktimës dhe autorit. tha për BË se pak para se të ndodhte krimi kishte pirë kafe me viktimën, Dritan Manjanin.

“Ishin duke ngrënë, duke pirë 5 veta. Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal. Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra. S’e di se çfarë ndodhi më pas. Ai nuk u bashkua me ata, ishte tavolinë tjetër.

Thonë se ka nisur konflikti në lokal, por aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë. Më pas viktimën, rreth orës 9 e gjysmë e kanë thirrur te shtëpia. Ai ishte duke ngrënë bukë dhe kur ka dalë i kanë shtirë me thikë dhe jo me kaçavidë siç kanë thënë. Kaq kisha unë”, thotë i prekur një prej banorëve të fshatit.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply