PPP-të, një GENOCID i vërtetë për ekonominë shqiptare!

Nga Besa MANAJ

Projektet ambicioze dhe të shumë komentuara PPP u shfaqen në periudhë krejt të papërgatitura për ekonominë shqiptare e cila vijon të jetë e brishtë si nga ana teknike dhe ajo funksionale.

Të propaganduara me një intensitet populist shumë të fortë ato janë kthyer në gjenocid të vërtetë për masën abuzive dhe impaktet e një korrupsioni gjigant që kanë prodhuar. Korrupsion ky i evidentuar jo vetëm nga opozita shqiptare por edhe ambasadat kryesore në vend, organizatat ndërkombëtare, dhe i provuar në mënyrë eksplicite me fakte që dëshmojnë një krim ekonomik të përmasave që kanë çuar në një degradim dhe rrënim të potencialeve tona ekonomike.

Duke marrë parasysh që janë mëse të domosdoshme veprat e prezantuara, krahas euforisë së zhvillimit të vendit, po të mendojmë pak më thellë së përfitimet infrastrukturore që fakt janë të pamohueshme, në aspektin fiskal dhe treguesit makroekonomik kanë disa pikëpyetje rreth ecurisë ekonomike dhe financiare kanë këto procese.

Pa dyshim PPP teorikisht mund të ishte një moment kycc implementimi nëse do ndodhte një menaxhim korrekt, por edhe këto nuk janë të lehta për tu menaxhuar në kushtet kur borxhi publik është në shifra ku nuk ka njohur progres dhe për një ekonomi kaq delikate dhe të pastabilizuar si e jona ulja e tij duhet jetë prioritet. Gjithashtu shumë nga njohësit e detajeve makroekonomike apo ekspertizat modeste janë të paqartë në momente të caktuara për sa i përket disa indikatorëve financiarë në terma afatgjatë.

Autoriteti që dominon kompetencën e konsulencës FMN, në mënyrë të pakuptimtë dëshmon se nuk ka qenë pjesë e kësaj konsulencë dhe nuk tejkalon faktin që duhet të ishte përfshirë në procesin e dhënies së ekspertizës jo vetëm për shkak të përvojës së munguar dhe cunguar të organeve të qeverisë shqiptare, por thelbësisht për shkak të ‘detyrimit kontraktual’ që ka kjo qeveri.

Por ccfarë impakti përcjell kjo vendimmarrje e këtij projekti euforik të organizmi financiar ndërkombëtar? Është e pamundur që të themi së është e admirueshme kjo sjellja deviante nga detyrimet për të dhënë shpjegime. FMN ka theksuar faktin e të ndjerit e injoruar në këtë lancim financiar të qeverisë.

A është plotësisht transparent procesi i implementimit dhe mënyra financimit të këtyre projekteve?

Aktorë të ndryshëm ekonomike si FMN, Bizneset etj edhe pse e shikojnë rrezikun të vështirë për tu parashikuar me një pohim indirekt konfirmojnë disa konfuzione për sa i përket shtrirjes në kohë të këtij projekti. Në një epokë globalizimi ku shumë trende financiare dhe ekonomike kanë një shpeshtësi lëkundjesh dhe shumë herë ka indekse me një marzh gabimi të lartë për shkak të paparashikueshmërisë së këtyre treguesve të cilët janë derivat edhe i ndryshimeve politike dhe sociale kujdesi për pasqyrimin e këtij projekti duhet të ishte shumë herë me i detajuar jo vetëm në kontabilizimin si proces financiar por edhe në interpretimin e tij për efektin zinxhir që krijon.

Bazuar në supozimet e logjikshme të rritjes së të ardhurave nga tatimet pasi të fillojë implementimi detyrimet nga PPP dhe bankave arsyetimi i thjeshtë matematikor jo vetëm financiare në mënyre të pashmangshme borxhi pothuajse do dyfishohet dhe hendeku në treguesit e makroekonomisë rritet gjithnjë e më shumë.

Krahas mënyrës së prezantimit dhe transparencës deficiente duke u sforcuar të shohim ndonjë lloj pozitiviteti në gjithë këtë si qarkullimi dhe rritja e mobilizimit të biznesit dhe në të punonjësve është krejt e pandjeshme në raport me shpenzimet qeveritare të shtrira në kohë. Përsa kohë reagimet e institucioneve përkatëse janë krejt të vakëta ose asnjanëse natyrshëm kemi të qarte një aprovim te sforcuar në heshtje që sigurisht nuk i bën mirë një vizioni strategjik të zhvillimit të qëndrueshëm dhe dëshmon për një drejtësi në mos të implikuar krejt indiferente.

About Redaksia

Check Also

Turi në Diasporë, vota në distancë dhe ca halle të tjera…

Nga Iva V.GRILLO Cirku i kryeministrit ne Diaspore shoqeruar me ahengun e pangaterrueshem elektoral mund …

Leave a Reply