Si ish-kreu i Operacionales instaloi një linjë të paautorizuar interneti për transferim të dhënash tek grupet kriminale

AMP kallëzon në prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale, pasi është zbuluar se në këtë strukturë është përdorur një linjë e paautorizuar Interneti.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se, kallëzimi është bërë në korrik dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Dritan Nushi.

Përdorimi i një linje të paautorizuar interneti ngre dyshime të forta se mund të jetë përdorur për transferim të dhënash. Hetimi është mbajtur top sekret dhe prokuroria nuk bëri komente në lidhje me rastin, ndërsa nuk dihen ende se cilët janë zyrtarët e kallëzuar.

Ky dyshim ka ardhur dhe pas konsultimeve me njohës të mirë të specialistëve të IT-së. Po ashtu ka dyshime se kjo linjë mund të jetë përdorur dhe për hakerim. Kallëzimi i AMT është bërë para se ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri të arrestohej. Nuk dihet nëse ky kallëzim do të rëndojë apo jo akuzën për Bistrin, i cili në dosjet e SPAK u shfaq duke bashkëpunuar me personazhe të botës së krimit dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, ky i fundit i arrestuar si porositës i disa vrasjeve.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply