Nga Luçiano BOÇI
Tema e Inceneratorëve nuk mbyllet lehtë.
Si mrekulli korruptive e qeverisë më të korruptuar ajo vazhdimisht do jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe drejtësisë.
Afera është kaq e madhe dhe e thellë sa i ngjan një pusi të pashtershëm.
Faktet e reja i bashkangjiten atyre të mëparshëm.
Inceneratori i Elbasanit mbetet baza e fillimit të kësaj “mrekullie” korruptive.
Në datën 09.11.2016 me iniciativen e RAMËS si Kryeministër e Gjiknurit si Ministër i energjetikës, ALBTEK ENERGY fiton të drejtën për një kontratë të re koncesionare për Impiantin e prodhimit të energjisë në Inceneratorin e Elbasanit, e cila i mbivendoset kontratës së parë për ndërtimin e Inceneratorit për prodhimin e energjisë të vitit 2014.
Ndryshimi është “fare i vogël”!!!!!
ALBTEK do ta shfrytëzojë Impiantin për prodhimin e energjisë 25 vite.
Por shkelja nuk mbaron këtu!!!!
Pas VKM-së, midis IMEIT dhe ALBTEK nënshkruhet kontrata për koncesion 25 vite në datën
23 NËNTOR 2016!
Në kontratë (pika c) dhe në vendimin e miratimit të koncesionit (pika 3), midis shkeljeve të tjera të rënda ligjore, përcaktohet si kohë e ndërtimit afati 18 mujor-sipas një studim të plotë fisibiliteti teknik, ekonomik, financiar, mjedisor e social të bëra nga kompania-shkruhet në kontratë.
Pra Impianti i Energjisë do ndërtohej mqs u dha drita jeshile në kontratë, për 18 muaj.
Por çndodh vërtet në terren?!!
Sipas shkresave zyrtare të situacioneve të punimeve në inceneratorin e Elbasanit rezulton se ato përfunduan, përfshirë Impiantin e energjisë, referuar procesverbalit përkatës, më datë
30 DHJETOR 2016!!!!????
Abrakadbra!!!!
IMPIANTI I PRODHIMIT TË ENERGJISË, u ndërtua jo për 18 muaj, por për një muaj!!!????
Rekord botëror!
Kuptohet rekord korrupsioni.
Rekord që rrëzoi të gjitha ato studimet e parametrat kohorë shkencorë, të bëra me demek nga kompania!!!
Lind pyetja: Si u bë e mundur? Si u ndërtua për një muaj Impianti 18 mujor?!!!
Shumë e thjeshtë përgjigja.
-Impianti i energjisë ishte parashikuar të ndërtohej që në kontratën e parë me lekët shqiptarëve dhe nisi që në 2014.
Po pse duhej një kontratë e re një muaj para përfundimit të punimeve?!
-E qartë kjo si ndotja që prodhon inceneratori! Që Albtek të merrte para për 25 vite.
Rama dhe Gjiknuri ngulën kështu gozhdën e Nastradinit me një VKM të re, me qëllim që klienti i tyre të merrte miliona para publike!!!!
Pse vonon SPAK për Ramën kur gjërat janë kaq të dukshme?!!!!
p.s faktet e tjera të mrekullisë korruptive të inceneratorëve në vazhdim…