Veliaj nuk çoi vetëm taksat e qytetarëve te inceneratori, por u vendosi kusht edhe ndërtuesve për…

Siç ka deklaruar me zë dhe figurë edhe kryetari i shoqatës së ndërtuesve, Luigj Aleksi, Bashkia e Tiranës ka detyruar ndërtuesit që të lidhin kontrata me kompaninë e inceneratorit për depozitimin e dherave në landfillin e Sharrës.

Veliaj ka vendosur “gjobë” (kusht) që për marrjen e një leje ndërtimi në Tiranë duhet të nënshkruash një marrëveshje me kompaninë e Mirel Mërtit dhe Klodian Zotos.

Mirel Mërtit dhe Klodian Zoto nuk kanë asnjë fuqi që t’i imponojnë bashkisë apo institucioneve të tjera shtetërore ligje a kushte kontratash të paligjshme.

Për këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim askush.

Por si kanë ndodhur atëherë që, çfarë ka dashur kompania e inceneratorëve kanë bërë institucionet?

Ka ndodhur ajo që opozita e ka denoncuar çdo ditë dhe që është e qartë për të gjithë shqiptarët tashmë edhe falë një hetimi të SPAK.

Hetim i cili edhe pse jo i plotë, tendencioz për të zhytur dikë e për të shmangur dikë tjetër, sërish ka nxjerrë në dritë se kokat ideuese dhe komanduese të aferës korruptive të shekullit, inceneratorëve, është Edi Rama dhe Erion Veliaj & CO

Askush tjetër nuk ka guximin të sajojë ligje favorizuese për Zoton e Mërtirin.

Askush tjetër nuk guxon të anashkalojë organin vendimmarrës legjislativ të kryeqytetit, siç është Këshilli Bashkiak dhe të firmosë në mënyrë të kundraligjshme duke i marrë kompetencat Këshillit për të lejuar ndërtimin e inceneratorit fantazmë.

E pas kësaj, po i njëjti person, vë në rresht Këshillin Bashkiak për t’i vënë gjobë ndërtuesve në favor të kompanisë së inceneratorit.

Askush nuk guxon t’u verë kusht ndërtuesve për të depozituar dheun e pastër si mbjetje në landfill, pa patur një ligj, a urdhër zyrtar për këtë, përveç Erion Veliajt që e ka bërë duke qenë i sigurtë dhe mbrojtur nga kryeministri i vendit dhe duke përdorur Këshillin Bashkiak si i do qefi.

Dheu i gropave të ndërtimit është dhé i pastër, nuk është mbetje.

Edhe pse në direktivën Europiane përcaktohet qartë se dheu i pakontaminuar nuk quhet mbetje dhe nuk ka pse të depozitohet në një landfill, Erion Veliaj e ka bërë këtë në mënyrë ekstraligjore. Prandaj kjo është një gjobë ndaj ndërtuesve.

Dhe falë kësaj gjobe të vendosur ndërtuesve, kompanitë e inceneratorëve afërsisht 50% të fitimit të deklaruar vjetor e kanë prej kësaj, prej dheut të pastër që depozitohet te plehrat.

Kjo taksë/gjobë që u ka vënë Veliaj ndërtuesve, sigurisht që është shkarkuar nga këta të fundit diku, dhe ajo “diku” është çmimi i apartamenteve të cilin e paguan qytetari.

Një nga zërat që ka ndikuar në rritjen e çmimit të aparatamenteve është edhe kjo gjobë për inceneratorët, ose thënë ndryshe për Ramën dhe Veliajn.

SPAK-u mund ta vonojë hetimin për inceneratorët, mund të dojë ta orientojë në emra nëpunësish të niveleve të niveleve të dyta e të treta, por megjithë vonesat, Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk do mund ta shmangin dot më llogaridhënien.

Dhe sigurisht kjo do duhet të vijë edhe si këmbëngulje e përditshme e qytetarëve dhe opozitës, e cila ka detyrë tashmë ta ketë një nga kauzat kryesore aferën korruptive të shekullit.

About Redaksia

Check Also

“Thasë me para në Rinas”, Rama po përgatitet të arratiset?! (Video)

Llogaria “Anonymous TV” në platformën X ka publikuar një video nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, …

Leave a Reply