Berisha: Tirana po zien nga një revoltë e brendshme e jashtëzakonshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Veliaj nuk do i shpëtojë dot verdiktit të qytetarëve, Tirana po zien dhe pritet të shpërthejë. Berisha tha se, Tirana po zien nga një revoltë e brendshme e jashtëzakonshme!
“Tre polici janë marrë me garantimin e detyrimit të bizneseve për të dorëzuar në Sharrë inertet dhe dherat.
Policia e Shtetit, Policia e Bashkisë dhe policia e Agron Malajt të Burrelit, i cili merrte 32 mijë euro në muaj me ato papaqët që pronarët, bizneset, ndërtuesit të mos mund të nxirrnin një makinë dhe, përveç Salillarit që paguante policinë, atij i dilte më lirë t’i çonte në Skuraj dhe të mos paguante në Sharrë.
Çdo ditë që kalon, e bën më të rëndë, më kundërmuese, aferën e shekullit, vjedhjen e shekullit dhe nxjerr në pah, autorët më kryesorë të saj, ndër të cilët Erion Veliaj për djegësin e Tiranës zë vendin e parë.
E garantoj se do bëhet një proces publik shembullor dhe nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë verdiktit të qytetarëve.
Tirana po zien nga një revoltë e brendshme e jashtëzakonshme, e cila së shpejti pritet të shpërthejë dhe do u tregojë vendin autorëve të vjedhjes së shekullit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply