Berisha: Zhdukja e 120 milionë eurove përbën gropën e zezë të djegësit të Tiranës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, zhdukja e 120 milionë eurove përbën gropën e zezë të djegësit të Tiranës. Berisha tha se, për këtë, SKAP-i nuk ka një fjalë.
“Bashkia e Tiranës ishte përgjegjëse kryesore për monitorimin e çdo muaji, të punimeve, të depozitimeve dhe të gjithë zhvillimeve në fushën e Sharrës për djegësin e Tiranës.
Kanë kaluar 6 vjet dhe nuk ka asnjë objekt të ndërtuar, në një kohë kur taksapaguesit dhe biznesmenët e detyruar kanë paguar mbi 120 milionë euro.
Ky është një akt i pashembullt në histori. Ky koncesion është quajtur koncesion privat, por çfarë koncesioni privat është ky, kur ka marrë nga qeveria dhe bashkia, 120 milionë euro dhe duhej ta kishte në përfundim djegësin.
Ato i ka marrë Erion Veliaj me shokë dhe djegësi nuk ekziston në asnjë gjurmë.
Së pari, t’i japësh privatit për të ndërtuar për veten e tij, dhe jo me paratë e tij, është një krim i shëmtuar.
Së dyti, zhdukja e 120 milionë eurove përbën gropën e zezë të djegësit të Tiranës.
Së treti, sekuestrimi gjysmak, për të mos thënë edhe klientelist i SPAK, që u duartrokit aq shumë, lejon në mënyrë të paimagjinueshme pagesat kriminale, të hedhura poshtë nga KLSH, në kundërshtim me kontratën për 29 euro për ton, në një kohë kur nuk digjet asnjë kilogramë.
Sepse SPAK nuk ka guxuar të urdhërojë anulimin e faturës prej 29 euro për ton. Të urdhërojë detyrimin e antiligjor kriminal të ndërtuesve dhe bizneseve, për të depozituar kundrejt tarifës, inerte dhe dhera, prej 6 vitesh në fushën e Sharrës.
Për këtë, SKAP-i nuk ka një fjalë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply