Loja e SPAK për të amnistuar krimet e “peshqve të mëdhenj”

RD-News

Një sërë arrestimesh janë kryer javët e fundit nga SPAK dhe kjo është për tu vlerësuar. Në dukje të parë kemi një lëvizje të kësaj srukture ndaj aferave më të ndjeshme korruptive të regjimit që prej vitesh kanë dalë jashtë çdo kontrolli ligjor. Por mënyra se si po vepron SPAK me këto afera dhe me arrestimet ngre shumë pikëpyetje mbi rolin dhe kontrollin e vërtetë të SPAK.

Në rastin e fundit të skandalit të koncesionit të sterilizimit është arrestuar një zv.ministër dhe muratori që fitoi koncesionin, por fatkeqësisht lihet i lirë dhe nuk preket koka e këtij koncesioni, ata që e dhanë këtë koncesion në mënyrë krejt fiktive dhe që janë Rama dhe Beqja, përfituesit real të 75 milionë eurove të shqiptarëve.

Një tjetër rast që po ashtu ngre shumë pikëpyetje në lidhje me kontrollin e SPAK është afera me inceneratorin inekzistent të Tiranës. SPAK thotë se ka sekuestruar një incinerator që nuk ekziston fare, por nuk prek pronarin e vërtetë të vjedhjes së 105 milionë eurove të këtij koncesioni që është Erion Veliaj, megjithëse provat dhe dokumentat po shpalosen përditë para publikut.

SPAK shpall në kërkim Arben Ahmetajn që refuzoi disa herë të firmosë për inceneratorin inekzistent të Tiranës derisa Veliaj i doli për zot kësaj afere, por nuk e prek Veliajn.

SPAK po guxon të arrestojë ata që kanë marrë paratë e dhuruara nga regjimi, por nuk po guxon që të arrestojë ata që kanë dhënë paratë e taksapaguesve shqiptarë në shkelje të të gjitha ligjeve dhe vetëm për ti vjedhur vetë. Atëhere pyetja që ngrihet është se përse SPAK po lëviz në këtë drejtim?

Përgjigja është e thjeshtë, SPAK duke arrestuar peshqit e vegjël po kërkon të amnistojë peshqit e mëdhenj nga të gjitha vjedhjet dhe aferat korruptive. Në këtë mënyrë SPAK është vënë tërësisht në shërbim të propagandës së Partisë-Shtet duke dashur të bindë shqiptarët se Rama dhe shokët e e Partisë nuk kanë faj se kanë vjedhur hyzmeqarët e tyre dhe se i gjithë faji është i këtyre të fundit që po arrestohen.

Kjo është një lojë e rrezikshme dhe skemë bajate, që mund të hedhë në erë edhe atë pak besueshmëri që ndokush mund të ketë tek SPAK. SPAK duhet mbështetur për hetimin e çdo afere, por jo nëse bëhet pjesë e lojrave politike.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply