Lubonja: Sterilizimi skemë e ngjashme me atë të inceneratorëve, hetimi i SPAK i paplotë!

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News24 ka komentuar situatën rreth hetimeve të SPAK për koncesionin e sterilizimit së fundmi.

Lubonja deklaroi se kjo është një skemë e ngjashme me atë të inceneratorëve pasi ka vjedhje dhe mashtrim me paratë publike të taksapaguesve shqiptarë.

Sipas tij hetimi i SPAK është i vonuar dhe i paplotë duke gjykuar se ky rast ka 3 vite që hetohet që kur është denoncuar për herë të parë.

Sakaq, ai ka komentuar edhe ardhjen e kryeministres italiane Giorgia Meloni në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushimi, duke thënë se kjo është një metodë e kryeministrit Rama për mbajtjen e pushtetit.

Ai shtoi se në këtë mënyrë shtohet vlerësimi i tij në sytë e opinionit publik duke marrë parasysh vlerësimin që ka Shqipëria për liderët e huaj.

Sipas tij është kërkuar që opinionit publik t’i “shpëlahet truri duke ngjallur ndjenja nacionaliste dhe anti-greke” me të kaluarën e Belerit.

“Është një skemë e ngjashme me inceneratorët, ka vjedhje dhe mashtrim me paratë publike. Bëhen denoncimet e para dhe del në skenë kryeministri ynë i famshëm e justifikon veprimet duke mbyllur dhe gojën e mediave që denoncojnë. Ky rast ka 3 vite që hetohet dhe rezultati është se edhe në rastet kur duhej një bisturi e vetme shitej e gjithë pakoja e mjeteve kirurgjikale. Me paratë që merrnin në një vit këta, shteti mund të paguante për 10 vite.

3 vite janë shumë për të hetuar dhe përgjegjësit kryesorë janë të mbrojtur. I pari është kryeministri që mban përgjegjësi edhe pse s’ka firmosur. Me gjithë sinjalizimet e medias këta kanë bërë sikur kjo histori nuk ekzistonte dhe vetëm kur bëhet mullar del historia.

Vizita e Melonit është një metodë e Ramës edhe për mbajtjen e pushtetit, duke bërë që të huajt ta vlerësojnë në sy të opinionit publik. Rama këtë punë ka, nuk qeveris për Shqipërinë. Këto milionat e inceneratorëve duhen për të blerë edhe këta të rëndësishmit. Meloni konsiderohet si e djathtë më ekstreme sa i përket disa qëndrimeve të saj.

Rama i ka dhënë Italisë ujërat që vijnë nga jugu i Shqipërisë, sepse Puglia nuk ka ujë. Uji është pasuri kombëtare dhe ne kemi nevojë. As mediat nuk e thonë këtë, është marrëveshje. I duhet edhe mbështetja e Italisë për anëtarësimin. Ne kemi një ambasadë që informon qeverinë e vetë. Gjithë ky korrupsion, ndërtime kullash, etj. Meloni duhet të vijë e informuar dhe jo për t’u përdorur si fasadë për të mbuluar këto probleme.

Takimet që vijnë nga miqësitë e këtij janë degjenerim i politikës. Këto të gjitha bëhen në funksion të fuqisë personale të zotërisë. Do kishte të keqe nëse do siguronte mbështetjen e Italisë në këtë mënyrë se do kishte një mashtrim. Do thonë shqiptarët se u futëm në BE dhe nuk ndodh asgjë. Shqipëria ka nevojë që BE të ndjekë standardet për anëtarësimin”, u shpreh ai.

 

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply