“Sterilizimi”/ U firmos dy muaj më parë, pse u mbajt sekret vendimi i gjykatës për urdhër-arrestet?

Tetë urdhër-arreste janë firmosur nga GJKKO për 8 persona të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim në rastin e koncesionit të sterilizimit.

Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj janë arrestuar dhe ndodhen pas hekurave, teksa hetimet vijojnë për zyrtarë dhe persona të tjerë të përfshirë dhe në ditët në vijim mund të ketë të tjerë urdhër-arreste.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është firmosur dy muaj më parë, por është mbajtur top sekret pasi Ilir Rrapaj jetonte në Itali dhe prisnin momentin që ai të kthehej në Shqipëri. Pak ditë më parë biznesmeni Rrapaj ka mbërritur në vendin tonë dhe u arrestua në Dhërmi.

 

About Redaksia

Check Also

Shqiptarët do të paguajnë për kalimin në të gjitha austradat

Në Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2030, thuhet autoritetet shqiptare synojnë të …

Leave a Reply