“RD”
Ai ka nisur të cicërojë në facebook për llogari të Ramës, Veliajt dhe Ballës. Poston herë pas here në facebook në shërbim të tyre, por nuk guxon kurrë të kalojë vijën e kuqe që i kanë vendosur.
Heshtja e tij për rastin McGonigal është prova më e qartë e kapjes së pengut prej pengmarrësit. Të gjithë kanë folur, ai nuk guxon. Nëse do të kishte një rast ku duhet të ulërinte Luli Basha ishte pikërisht gjyqi ndaj McGonigal, por ai hesht. Po pse hesht Luli Basha?
Eshtë shumë e qartë heshtja e tij. Luli Basha i trembet burgut. McGonigal ishte zyrtari i lartë i FBI i paguar nga Rama përmes këshiltarëve të tij, Duçka dhe Neza për të zbuluar dosjen e pagesave me para të dyshimta të Bashës në lobimin në SHBA.
Duçka dhe Neza janë kapur nga hetimet amerikane se kanë paguar me para në dorë McGonigalin për të lobuar kundë opozitës, por Luli Basha prap hesht. Ai hesht se e di shumë mirë se është peng tek dosja e McGonigal me të cilën e kapi Rama.
Luli Basha nuk justifiklon dot 500 mijë dollarët e lobimit në SHBA dhe madje ëstë i trembur nga gjyqi në Shtetet e Bashkuara i McGonigal.
Nëse ka sot dy persona në Shqipëri që janë të trembur nga gjyqi i McGonigal janë pengu dhe pengmarësi, pra Rama dhe Basha. Rama sepse është direkt i përfshirë në korruptimin e McGonigal, ndërsa Luli Basha sepse ka hallin se i rihapet hetimi për 500 mijë dollarët e lobimit që nuk i ka deklaruar dhe nuk i justifikon dot.
Pra, një McGonigal në burg mund të marrë me vete edhe pengun edhe pengmarrësin.