Berisha: Nxjerrja e të dhënave të sistemit TIMS është vepër e Taulant Ballës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nxjerrja e të dhënave të sistemit TIMS është vepër e Taulant Ballës. Berisha than ë konferencën për shtyp se, në operacionin ‘Metamorfoza’, dy vrasësit kryesorë, u njoftuan nga miku i tyre, Balla.

“Edi Rama është sot njeriu më i pabesueshëm, është i lidhur me 1001 fije me krimin, me krimin e vjedhjes, me krimin e drogës, me krimin e përvetësimit të pronave, me krimin politik.

Ai mban të burgosur politik vetëm për shkaqe të mirëfillta mafioze, sepse do që këto para që vjedhin, t’i investojnë në Himarë.

Kush e çoi Taulant Ballën ministër? E di ç’do të thotë të çosh Taulant Ballën ministër? Do të thotë ta dprëzosh zyrtarisht ministrinë e Rendit te krimi. Më shumë se në çdo rast tjetër.

Shkoni dhe pyesni pak, fondin e ISI Chapter, EncroChat dhe të telefonave të tjera të kriptuar se cilat janë bisedat e Ttaulant Ballës me bosët e bandave? Cili qeveritar ka më shumë se Balla biseda të tilla.

Ju e patë, në operacionin ‘Metamorfoza’, dy vrasësit kryesorë, u njoftuan nga miku i tyre, Balla. Kush e njoftoi Denis Bajrin dhe Behar Bajrin? Nuk ka diskutim, i njoftoi miku i tyre, miqtë e tyre.

Edi Rama pra, çoi Ballën për të nxjerrë përsëri në treg të gjithë të dhënat e sistemit TIMS, në interes të krimit. Ka lëvizur kjo prokurori? Ka lëvizur ai president? Ka lëvizur njeri? Nuk ka akt më të rëndë për sekretin dhe sigurinë e vendit sesa nxjerrja në treg e të dhënave të sistemit TIMS.

Është absolutisht ndihma më e madhe që u bëhet në radhë të parë grupeve terroriste, që u bëhet grupeve kriminale dhe organizatave kriminale. Ku është ai Ervin Muça tani? Ai që çoi Taulant Ballën, ai çoi edhe Ervin Muçën.

…Di që sistemin TIMS e kanë instaluar specialistët amerikanë dhe e kanë pasur në përdorim bashkë me një shqiptar, tre ose katër oficerë të policisë amerikane ose FBI.

Ata kanë bërë një punë që nuk ka pasur rrjedhje kurrë, përveçse këtë vit. Se është hera e dytë që prishet sistemi TIMS.

Sigurisht e kanë nxjerrë ata. Kontrolli i hyrjeve-daljeve në një vend anëtar të NATO-s është një dekonspirim i keq dhe i panevojshëm i lëvizjeve të qytetarëve, zyrtarëve, oficerëve.

Se ata nuk vijnë po nuk kaluan në TIMS”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …

Leave a Reply