Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, Ilir Beqaj pagoi 300 mijë euro për mbylljen e dosjes në vitin 2017, ndërsa SPAK e mbrojti përsëri. Berisha tha se, vetëm një organ i kontrolluar nga Edi Rama mund t’i lejonte vetes këtë akt që i ka lejuar SKAP-i në këtë rast.
“Deri sot, arrestimet janë të dirigjuara direkt nga Edi Rama. Kapaku i kësaj është Ilir Beqaj.
Dihej botërisht se Ilir Beqaj është autori kryesor i këtyre koncesioneve në shëndetësi.
Natyrisht, pas hetimit dyvjeçar, thuhet se pagoi 300 mijë euro dhe në vitin 2017, prokuroria deklaroi se kontrata është në përputhje me ligjin.
Natyrisht, ndërhyrja e Edi Ramës ishte shumë e fortë.
Vijmë kësaj radhe. Ka një moment shumë interesant, këto vendime gjykatësi i ka marrë në qershor. Këto vendime janë mbajtur në sirtar dhe janë lëshuar vetëm kur ka urdhëruar Edi Rama.
Nuk është SKAP-i ai që ka meritën e vazhdimit të hetimit.
Përkundrazi, SKAP-i e mbrojti Ilir Beqën. Është gjykatësi, ç’është e vërteta, që ka urdhëruar hetimet për Ilir Beqën.
Pse e ka bërë? Se edhe atë, ndërgjegja njerëzore nuk e ka lejuar të kalojë në atë mënyrë një dosje ku nga rreshti i parë gjer të fundit është Ilir Beqaj dhe Ilir Rrapaj. Dhe ai ka thënë të mos turpërohem.
Vetëm një organ i kontrolluar nga Edi Rama mund t’i lejonte vetes këtë akt që i ka lejuar SKAP-i në këtë rast. Askush tjetër nuk mund ta bëjë”, tha Berisha.
Check Also
Bardhi në Londër: Britania e Madhe, aleat i çmuar i Shqipërisë në rrugëtimin demokratik
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme në …