Skandali/ Veliaj iu jep 525 milionë lekë pa garë 5 inxhinierëve për ujësjellësin

Furnizim me ujë të pijshëm 24 orë vazhdon të mbetet një premtim i vjetër i pambajtur i Veliajt. Dhe duke mos çarë kokën për qytetarët, ai bënë shpenzime marramendëse për projekte të tjera.

Më datë 4 gusht ai ka nënshkruar kontratën e tenderit me objekt “Studim projektim e previntivim për: “Projektimin e sistemit të centralizuar të Ujësjellës Kanalizime Tiranë për mbledhjen dhe shfaqjen e të dhënave, sistemin e teknologjisë së kontrollit” (sistemet SCADA)”.

Së pari, duhet të sqarojmë se Sistemi SCADA shërben për të futur matjen e të gjitha sasive të ujit të marra nga përdoruesit e ujit. Konkretisht ky sistem bën Sinjalizimet dhe alarmet për ndërprerje të ndryshme të sistemit me video, raportime problemesh.

Nuk e dimë se si shkoi Veliaj tek ky plan, kur qytetarët akoma vuajnë nga mungesa e ujit. Por, ajo që na habit më shumë është se Bashkia Tiranë do të shpenzojë 525 milionë lekë vetëm për 5 studiues që do të hartojnë planin për këtë sistem.

Për këtë tender kanë paraqitur oferta 7 kompani, por në dokument tregohen se 6 prej tyre janë skualifikuar menjëherë. Dhe sikur ndodh rëndom me prokurimet e Veliajt, në garë mbeti vetëm një firmë, e cila me siguri ishte paracaktuar si fituese.

Fatlumë këtë herë kanë qenë tre operator që garuan me të njëjtën ofertë. Sipas dokumentit, fitues u shpallën bashkimi i operatorëve B.W Waterworks & LORENCO & CO & ARKIMADE”, me vlere 52.567.800 leke pa TVSH. Më saktë dhuratën e morën ata, sepse në këtë rast kishim mungesë të një garë sipas ligjit.

Përveç kësaj diçka tjetër që bie në sy është se këto kompani do dërgojnë vetëm 5 studiues për planin. Pra pesë inxhinierë do të ndajnë mes tyre 525 milionë lekë për 1 vit studimi.

Kemi të bëjmë me një aferë gjigantë në një sektor të rëndësishëm. Shpresojmë që SPAK ta ndërpres në kohë, ndryshe milionat fluturuan dhe qytetarët do të mbeten sërish pa ujë.

About Redaksia

Check Also

Partneri juaj ideal/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve edhe për 6-mujorin e parë 2024

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi këtë të premte të dhënat e tregut të sigurimeve …

Leave a Reply