Ministrja Olta Xhaçka është një ndër zrtarët e lartë që po thirret shpesh në SPAK gjatë javëve të fundit. Sipas burimeve, Xhaçka po hetohet për pronat e ushtrisë në kohën kur ajo ishte ministre e Mbrojtjes.
SPAK ka sekuestruar portin e Limionit në Sarandë për shkak të shkeljeve galopante të kryera aty gjatë procesit të dhënies me koncension te kompania Concord Investment. Çështja tjetër edhe më flagrante është zaptimi nga kompania Porti MBM e ish-depos së minave detare në Porto Romano.
Në lidhje me këtë skandal ka një padi në Prokurorinë e Durrësit dhe një padi tjetër në SPAK.
Çështjet janë në hetim dhe gjasat janë që SPAK do të “godasë lartë” për pronat e ushtrisë.
Me sa duket, pronat e ushtrisë do të jenë ato që do t’i japin fund edhe karrierës politike të Olta Xhaçkës sepse siç tha edhe Rama sot, qeveria nuk do të ndërhyjë sado thellë të “futet SPAK-u”, por nuk dihet nëse ai do ta “lëshojë” Xhaçkën.