Sterilizimi/ Rrapaj, jo vetëm që përfitoi koncesionin 100 milionë euro, por udhëtonte me makinat e MSH

Biznesmeni Ilir Rrapaj, jo vetëm që përfitoi koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, por ka pasur edhe të tjera benefite nga miqësia me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe zëvendësministrin Klodian Rjepaj.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb, duke iu referuar dosjes së SPAK, se Rrapaj udhëtonte brenda dhe jashtë vendit me makinë që ishte në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe që ishte në përdorim nga miku i tij i fakultetit, Rjepaj.

Lala duke u ndalur te miqësia e Beqajt dhe të ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Rjepaj me biznesmenin Rrapaj tha se ata i kishin krijuar të gjitha kushtet që kompania e tij të fitonte koncesionin e sterilizimit. “Ata ishin promotorët e biznesit dhe lidhjeve me Rrapaj. Sipas dosjes hetimore, Rrapaj e themeloi në Prishtinë 1 muaj më parë se të fitonte tenderin, ku udhëtoi bashkë me Beqajn dhe Rjepajn. Me këtë të fundit ai kishte njohje të vjetra, pasi kishin qenë studentë të mjekësisë. Në dosjen hetimore thuhet se duke u ndalur te shkeljet që kanë kryer ata, rezulton sipas SPAK se kriteret për koncesionin bëhej në mënyrë të tille që t’i përshtatej gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura. Ishte Beqaj dhe Rjepaj që paracaktuan kompaninë që ishte fituese, si SaniService. Ata kanë udhëtuar dhe me zyrtarë të tjerë dhe përfaqësues të këtyre kompanive. Ajo që është skandaloze është se Rrapaj shkëmbente e-maile me Rjepajn. Rrapaj, 30 vitet e fundit i ka shpenzuar në Itali, ku kishte një biznes ndërtimi, por në fakt përdorte automjete të Ministrisë së Shëndetësisë për të lëvizur në Shqipëri dhe jashtë vendit. Makina ishte në përdorim të zv.ministrit.

About Redaksia

Check Also

Privatizimi i Butrintit, Courrier des Balkans: Shqipëria shet për një grosh trashëgiminë e saj arkeologjike!

Butrinti është një nga sitet më prestigjioze arkeologjike në Shqipëri. Megjithatë, qeveria ka vendosur t’ia …

Leave a Reply