Pse SPAK mashtroi për zhdukjen e kontratës të konçesionit të sterilizimit dhe ku gjendet ajo

Sali BERISHA

Dje Ilir Beqja, ky monument i shëmtuar i korrupsionit të qeverisë, ky monument edhe më i shëmtuar i korrupsionit të tmerrshëm të SKAP-it të partisë, si i shpëtuari i tij doli dje krenar, shend e verë dhe rrahu gjoksin për vjedhjen e tij para qytetarëve shqiptarë.

Në daljen e tij të djeshme, me gjakftohtësi dhe koshiencë kriminale, pa treguar as edhe më të voglën keqardhje, brejtje, ndërgjegje, pendesë, ai nuk njohu për vete, madje as bashkëpunëtorët e tij tashmë të arrestuar me akuza të rënda as një lloj përgjegjësie apo faji, apo gabimi për vjedhjen e dytë të shekullit, por përkundrazi e mbrojti atë sikur të mos ishin 8 zyrtarë dhe biznesmenë për këtë aferë 100 milionë eurosh, dhe qindra qindra e mijëra jetë të humbura të sëmurësh për shkak të saj.

Në deklaratën e tij për vjedhjen e dytë të shekullit, Beqja, i shpëtuari i SKAP-it të partisë me paturpësinë më të madhe iu tha qytetarëve se afera nuk është koncension, por PPP, dhe nuk është një e drejtë, apo një e mirë publike që iu dha një privati për ta shfrytëzuar për të bërë biznes për qëllimet e tij.

Me këtë deklaratë ai iu tha shqiptarëve gënjeshtrën më të madhe të jetës së vet, dhe duket se të njëjtën gjë ai ka deklaruar edhe në seancën e gjatë të pyetjeve edhe në SKAP-in e partisë, dhe ky i fundit me urdhër të Edi Ramës bëri sikur e besoi si të vërtetë dhe firmosi njëlloj si në rastin e Erion Veliajt në një akt shkatërrimtar në organin e akuzës amnistinë e tij.

Sipas këtij hajduti dymetrosh dhe mashtruesit patologjik me 4 firma në aferën 100 euro të sterilizimit, dhënia me firmën e tij dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit e të drejtës së monopolit të sterilizimit një privati, lexo vetes dhe ortakut të tij, për një shërbim që shteti e kryente me çmime 2-3 herë më të lira dhe prej dhjetëra dekadave nuk përbën dhënie të një të drejte për biznesin privat dhe dhunim flagrant të interesit dhe buxhetit të qytetarëve.

Këtë mashtrim të pacipë nuk mund ta besojë asnjë shqiptar përveç skapistëve politikë, që me urdhër të Edi Ramës nuk ngritën padi ndaj tij, e falën atë njëlloj sikundër falën Erion Veliajn.

Partia Demokratike fton shqiptarët të ngrihen në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate që kryesohet nga Edi Rama.

Sipas Beqjes, hajdutit 198 centimetra, fiks i gjatë sa Edi Rama, monopoli privat i sterilizimit krijuar në kundërshtim me ligjin me ndërmarrjen e tij, ishte i domosdoshëm se vetëm ai mund të siguronte pastërtinë dhhe askush hiç fare, madje as edhe vet shteti.

Këtë mashtrim banal të hajdutit Beqja nuk mund ta besojë njeri mbi tokë, por mjerisht këtë e beson me urdhër të Edi Ramës, SKAP-i i partisë, ndaj edhe njëlloj si në rastin e Erion Veliajt në vend të padisë penale, firmosi faljen e kryehajdutit të vjedhjes së dytë të shekullit.

Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate kriminale që kryesohet nga Edi Rama.

Po kështu, sipas Beqajt me katër firma në aferën e sterilizimit, dhënia falas në kundërshtim me ligjet, kompanisë së tij të krijuar një muaj më parë e aparaturës ultramoderne të sterilizimit që mjaftonte për sterilizimet në të gjithë Shqipërinë, dhe ishte blerë me 1.7 milionë euro nga fondet e buxhetit, nuk është dhënie për një biznes privatit, vetes dhe Rrapajve të tij, vetëm e vetëm pse këtij hajduti, gjëja e vjedhur i duket pronë e vetja.

Këtë mashtrim nuk e beson asnjë shqiptar, por atë e besojnë, ose bëjnë sikur e besojnë skapistët e partisë, të cilët me urdhër të Edi Ramës njësoj si në rastin e Erion Veliajt nuk ngritën padi ndaj tij, por firmosën amnistinë.

Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve shqiptarë kudo që janë të ngrihemi në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që kryesohet nga Edi Rama.

Sipas Beqajt, me 4 firma në aferën 100 milionë euroshe e sterilizimit, dhënia e privatit e një kati të spitalit të ri të ndërtuar me paratë e qytetarëve, nuk përbën dhënien e një të mire për privatin.

Këtë mashtrim të pacipër të Beqajt nuk e beson asjnë qytetar që e di që spitali është pronë publike, dhe jo pronë private e familjes Beqaj. Por këtë mashtrim duket se e ka besuar, ose bëri sikur e besoi me urdhër të Edi Ramës, SKAP-i i partisë, ndja dhe ai si në rastin Erion Veliajt, vendosi të mos ngrejë padi, por të amnistojë Beqajn e 4 firmave mbi vjedhjen e dytë të shekullit.

PD u bën thirrje qytetarëve shqiptarë kudo që janë, të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që kryesohet nga Edi Rama.

Sipas Beqajt, hajdutit 2 metër ligë dhe mashtruesit ordiner me 4 firma në vjedhjen e dytë të shekullit, mijëra e mijëra komplete kirurgjikale me të cilat realizoheshin dhjetëra e mijëra operacione në vit në të gjithë vendit, në të gjitha moshat në kokë, tru, gjoks, zemër, enë gjaku, veshka, stomak, mitër, mëlçi, zorrë, pankreas, ekstremitete, etj, nga të cilat ai me muratorin e tij i mori falas, nuk ishin një e mirë publike, por ishin pinca dhe gërshërë me një krah të Edi Ramës, me të cilin ndan sipas përqindjes paratë e vjedhjes së dytë të shekullit.

Këtë mashtrim të pacipë asnjë shqiptar nuk e beson, por atë e merr si gjasë me të vërtetë vetëm SKAP-i i partisë, i cili njëlloj si në rastin e Erion Veliajt me urdhër të Edi Ramës, në vend të fletëarrestit nuk ngriti padi, por firmosi amnistinë e tij.

Partia Demokratike iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë kudo që janë të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që kryesohet nga Edi Rama.

Së fundmi, Partia Demokratike informon publikun se ekzistojnë të dhëna tronditëse që pohojnë se SKAP-i i partisë, për të manipuluar sipas urdhrave, hetimet, operon me kontrata të falsifikuara dhe jo origjinale.

Dje, mediat informuan nga Prokuroria e Posaçme se ky organ nuk kishte kontratën origjinale të vjedhjes së dytë të shekullit.

Në këtë rast, informojmë shqiptarët se kontrata origjinale e dosjes së sterilizimit është e depozituar:

1. Në Prokurorinë e Tiranës, e cila pas 3 vitesh hetimi, dhe thuhet 300 mijë euro ryshfet, e shpalli atë në përputhje me ligjin.

2. Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.

3. Në Ministrinë e Drejtësisë.

4. Në Ministrinë e Financave, thesari i të cilës nuk mund të bëjë asnjë pagesë pa pasur kontratën origjinale.

5. Në FSDKSH, organ i cili nuk mund t’i bëjë asnjë pagesë kontraktonit pa kontratën origjinale.

6. Kopjen origjinale e disponojnë të gjithë spitalet ku kryhet ky shërbim.

7. Kopjen origjinale e disponon kontraktori i këtij shërbimi.

Për të gjitha këto, Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve kudo që janë të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që kryesohet nga Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply