Beqaj do merret në pyetja pas pushimeve

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar arrestimet e SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit ku deklaroi se në fillim të muajit shtator pritet që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja të merret në pyetje.

Lala tha në ‘News24’, se çështja duhet të hetohet në nivele të larta dhe se Beqja ka pasur dijeni për çdo gjë që ka ndodhur, ku shtoi se hetimet lidhen me një ndër koncesionet më të shtrenjta në shëndetësi.

“Për këtë çështje janë dashur tre vite hetime. Si e kam lexuar unë këtë dosje? Beqja del si një ish-ministër që ka pasur dijeni për çdo gjë që ka ndodhur. Ngjan si person që ka promovuar biznesin e Ilir Rrapaj, kjo sipas interpretimit të gjykatës. Kjo pasi Beqja, Rjepaj dhe Rrapaj kanë udhëtuar në drejtim të Italisë, më pas Rrapaj shkoi drejt Kosovës. Të lihet të nënkuptohet se kontrata koncesionare ishte paracaktuar nga ish-ministri i Shëndetësisë.

Në fillim të muajit shtator pritet që të pyetet Beqja në lidhje me udhëtimet. Gjykata e Posaçme e orienton Prokurorinë për të kryer hetime të thella. Gjykata po ashtu ka orientuar dhe katër ish-zyrtare/ zyrtarë të tjerë që mund të kenë vepër penale. Mendoj se kjo çështje duhet të shkojë më lart dhe titullari është Beqja. Bëhet fjalë për një koncesionet më të shtrenjta në shëndetësi. Për mua ky koncesion nuk është hetuar mirë. Deri më tani kemi veprën penale ‘Shpërdorim Detyre’, por nuk përmendet vepra penale ‘Korrupsion’”, tha gazetarja.

About Redaksia

Check Also

Cili kriminel e bëri Dumanin me 3 apartamente dhe pse hesht kreu i SPAK?

Dumani zotëron apartament në Yzberisht blerë në 2015. Dumani ka në pronësi një apartament me …

Leave a Reply