Nga Tritan SHEHU
Nje politike e mencur e jashteme, vizionare e kerkonte kete.
Pavaresisht te gjithe diskutimeve, nen teksteve, aspekteve emocionale, pa dashur te analizoj perseri shkakun e shkaktaret e kesaj “klime” te ftohte me Greqine mike…
Ne fakt e kam bere disa here keto muaj.
Shqiperia duhet te ishte mbreme ne ate “darke”.
Qofte edhe me shpjegimet e argumentimet perkatese diplomatike a publike per pjesemarjen.
Sepse ajo do te transmetonte dhe transmetoi shume mesazhe.
Duke filluar nga pervjetori qe zgjodhi, mesazhet e asaj ngjarje tejet te rendesishme vite me pare, per te ardhmen europiane te Ballkanit Perendimor.
Nga deklarata e rendesishme qe “prodhoi” pa Shqiperine.
Nga pjesemarja lokale, edhe e Brukselit ne ate.
Por dhe nga vendosja e Kosoves me Kurtin e flamurin e saj, ne ate tavoline gjithe perfshirese, ku ishte dhe Vucic.
I cili per hir te se vertetes, megjithe ankesat, qe paraqiti per ate pjesemarje, ne fakt nuk e bojkotoi takimin.
Ndersa Shqiperia e bojkotoi….
Keshtu vecse vazhdojme te minimizojme rolin tone ne Rajon si faktor stabiliteti e europianizues, rol qe fatkeqesisht prej 2014 po e merr Serbia me “kontributin” e Tiranes.
Gabim ky, qe nuk do te ndodhte neqoftese ne vendin tone do te kishte profesionalizem e gjykim te thelluar diplomatik.
Do te kishte nje diplomaci reale e jo nje instrument ne funksion te rregjimit e pushtetit te tij!