Video/ Polici e gjobiti për parkim të gabuar, reagimi i Guardiolas bën xhiron e rrjetit

Skuadra e Guardiolës mundi Newcastle 1-0 të shtunën, me Julian Alvarez që shënoi golin e vetëm. Në një video të së hënës, trajneri spanjoll u përfshi në një moment paksa komik, kur po kthehej te makina e tij, të cilën e kishte parkuar gabim.

Videoja tregon Guardiolën duke iu afruar një polic trafiku, teksa përpiqet të hyjë në makinë, e cila është e parkuar në vija të dyfishta të verdha. Më pas, polici, pasi e gjobiti për shkelljen rrugore, i kërkoi spanjollit një “selfie”, përpara se të merrte përgjigjen “qesh e ngjesh:” “Dëshiron një foto? Duhet të paguash. Për foton…”

Polici dhe ata që qëndruan rreth Guardiolës më pas filluan të qeshnin, përpara se trajneri i Manchester City të shkonte në pjesën e përparme të makinës dhe të hiqte fletën e gjobës, gati për t’u larguar.

Në fushë nuk ishte një udhëtim i rehatshëm për City kundër Newcastle të shtunën, me “Magpies” që u rritën në lojë ndërsa pjesa e dytë përparonte. Guardiola madje u pa duke pasur një grindje me një tifoz, që e “mori në pyetje” për mungesën e zëvendësimeve. Spanjolli ka zgjedhur të mos bëjë ndryshime në të dyja ndeshjet e City në Premier League, deri më tani, këtë sezon.

Duke folur pas ndeshjes, në të cilën City vendosi një rekord prej 17 fitoresh radhazi në shtëpi, Guardiola pranoi: “Është ndeshja e dytë e sezonit, por dëshmoi pse fitojmë kaq shumë. Mendësia dhe mentaliteti i këtij grupi lojtarësh është i mahnitshëm çdo herë dhe më befason çdo ditë”.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply