Kadastra në kaos, bllokohen dhe bankat! Mijëra qytetarëve u rrezikohen pronat

Kaosi te Kadastra është në përmasa shumë më të mëdha nga sa raportohet. Mijëra qytetarë kanë ngecur në veprimet me pronat e tyre, ndërsa bankat nuk po mundet të veprojnë normalisht me kreditë kur kolateral janë pronat. E gjithë kjo ka shkaktuar një ngërç të madh në vend, vetëm për shkakun se Kadastra nuk bën dot veprimet mbi pronat siç bëheshin më parë.

AlbEu komunikoi me një qytetar, mes mijërave që janë duke hasur këtë problem, duke mësuar se tashmë Kadastra nuk pranon më as edhe të ankohesh për vonesat e theksuara për pronat.

Shikoni ç’bëhet. Tani nuk pranojnë më as të ankohesh. Më kanë bllokuar fare”, tregon qytetari ndërsa ka ditë të tëra që Kadastra të kryejë procedurën me pronën e tij pavarësisht se pagesën e ka kryer.

Si ky qytetar ka dhjëtëra mijëra të tjera në Shqipëri, pronat e të cilëve kanë mbetur peng i paaftësisë së Kadastrës për të kryer veprimet.

Gjithçka ndodh në kushtet kur Kadastra merr paratë për çdo procedurë, edhe pse nuk ofron shërbimin. Peng i kaosit kanë mbetur edhe noterët, të cilët janë të detyruar të marrin pagesat nga qytetarët për kryerjen e veprimeve, por kur skadon afati dhe duhet të riaplikojnë, qytetarëve iu duhet sërish që të aplikojnë.

Gjithçka filloi në korrik kur kryeministri Rama tha se do të mbylleshin të gjitha zyrat e Kadastrës dhe gjithçka do të bëhej online. Mirëpo, sistemi nuk iu përgjigj dhe tashmë situata ka dalë nga kontrolli.

About Redaksia

Check Also

Çmimet e produkteve bazë rriten deri në 9 herë më shumë se inflacioni

Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore, deri në 9 herë më shumë se inflacioni, është …

Leave a Reply