Rama-gazetarëve: Pyetjet për korrupsionin bëjini me shkrim, unë flas vetëm për naftën

Pyetjet për korrupsionin me inceneratorët apo me sterilizimin, Edi Rama i ka daluar në konferencën me gazetarët ku doli për të folur për naftën e Shpiragut. Kuriozitetin e tyre për paratë e vjedhura tek inceneratorët apo me sterilizimin dhe afera të tjera, e kanë acaruar Ramën që i ka heshtur duke u u thënë: “Po mirë tani. Juve, më falni tani se ka edhe një etikë. Bëni sikur nuk kuptoni apo ca tani? Ju thashë në fillim që kjo konferencë nuk është për asgjë tjetër. Është vetëm për këtë zbulim të rëndësishëm, historik për Shqipërinë. Jemi këtu, që me ndihmën tuaj dhe me pyetjet tuaja, njerëzit të mësojnë sa më shumë nga kjo gjë. Tani, këtë mund ta bëjë një parti politike që të marrë mikrofonin dhe të fillojë… Unë nuk i shmangem asnjë pyetjeje. Deri tani nuk kam dëgjuar asnjë pyetje të re nga këto.

Të gjitha janë pyetje që i jam përgjigjur 1 mijë herë. Po ju them edhe një herë. Shumë kollaj për pyetjen që keni drejtojuni zyrës së komunikimit. I japim përgjigje. S’ka asnjë problem. Sot dua të fokusohemi tek kjo gjë. Kur të kemi konferencë shtypi, i përgjigjem se nuk jam shmangur ndonjëherë. Pak etikë. Pak pak pak, minimum etik. Se kjo është sikur po bëjmë miting këtu. Merr mikrofonin, fillon prap. Muhabet kot. Nesër. Nëse pyetja nuk pret, e do sot, bëje me shkrim siç i merr përgjigjet, pavarësisht se nuk vlejnë shumë me sa kuptoj. Po të lutem mos e vazhdo më”.

Dhe që nga ai moment mori vërtet pyetje vetëm për naftën duke folur pastaj për tubat, diferencën mes pellgut dhe rezervuarit dhe sfidat që kanë inxhinierët e naftës në punët e tyre të përditshme.

About Redaksia

Check Also

Çmimet e produkteve bazë rriten deri në 9 herë më shumë se inflacioni

Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore, deri në 9 herë më shumë se inflacioni, është …

Leave a Reply