E keqja duhet sfiduar

Nga Akil PANO, pastor

Tragjedia e kohës sonë është se atyre që ende besojnë në ndershmëri u mungon guximi dhe qëndresa e nevojshme, ndërsa ata që besojnë në pandershmëri janë plot bindje pasionante dhe këmbëngulës në marrëzinë e tyre.

Por, refuzimi për të mbajtur anën e çështjeve të mëdha morale është në vetvete një vendim. Refuzimi, është pranim i heshtur ndaj së keqes. Bonhoefferi do të thoshte:

“Heshtja përballë së keqes është e keqe. Mosveprimi është veprim. Të mosflasësh është të flasësh.”

Heshtja për çështje të mëdha morale nuk është një qëndrim neutral; por është një vendim i ndërgjegjshëm për të mbyllur një sy ndaj vuajtjeve dhe padrejtësive që na rrethojnë. Është

zgjedhja për të lënë të keqen të sundojë e pasfiduar nga e mira. Ne duhet të pranojmë se heshtja jonë mund të jetë po aq e dëmshme, sa edhe pjesëmarrja aktive në keqbërje.

Tragjedia e kohës sonë qëndron në faktin se atyre që ende besojnë në ndershmëri dhe integritet, shpesh u mungon pasioni dhe bindja e nevojshme për të qëndruar përballë së keqes e për ta sfiduar atë. Vetëm kështu mund të shpresojmë se përpjekjet tona do të sjellin një ndryshim.

Është dëshpëruese të dëshmosh mungesën e zjarrit në zemrat e atyre që besojnë në vlerat morale, ndërsa ata që përqafojnë pandershmërinë dhe mashtrimin janë të shtyrë nga zelli i së keqes dhe flaka e shkatërrimit.

Ne duhet të rimarrim pasionin për të vërtetën dhe drejtësinë. Na duhet guximi të qëndrojmë për çka është e drejtë, edhe kur rrezikohet rehatia apo mirëqënia personale.

Nëse do të jemi kalimtarë të heshtur përballë së keqes, koha do të na fshjë me shpejtës prej kujtesës kolektive. Ndërsa Zoti, Ai do të na mbajë përgjegjës për heshtjen njëlloj siç do të mbajë përgjegjës vjedhësit dhe të ligjtë për veprimet e tyre.

Le të jemi zërat e arsyes, dhembshurisë dhe drejtësisë. Së bashku, është e mundur të krijojmë një botë ku mbizotëron ndershmëria dhe integriteti, dhe ku refuzimi për të marrë anën e çështjeve të mëdha morale nuk është më një opsion.

About Redaksia

Check Also

Turi në Diasporë, vota në distancë dhe ca halle të tjera…

Nga Iva V.GRILLO Cirku i kryeministrit ne Diaspore shoqeruar me ahengun e pangaterrueshem elektoral mund …

Leave a Reply