Të shtëna me armë në Shëngjin, 2 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri raportohen mbrëmjen e sotme në Shëngjin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, tek ‘Rana e Hedhun’, pas një konflikti çasti.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë plagosur dy persona, një prej tyre me inicialet A.Nikolla 28 vjeç, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

PS Vlorë shtron darkë 30 milionë në Radhimë, u pagua nga 4 drejtorë…

Faqja ne facebook “Disidentët” ka denoncuar shpenzimet marramendëse të Partisë Socialiste gjatë një darke të …

Leave a Reply