Beqja para me thasë, si përfitoi 100 miliardë lekë në 9 vite

Deklarata u bë nga znj. Genta Vangjeli, zëdhënëse e Departamentit të Antikorrupsionit në PD.

Znj. Vangjeli nënvizoi: “Qindra milion euro të planifikuara për t`u shpenzuar për të mirën publike nëpërmjet këtyre koncensioneve përfunduan në xhepat e Beqjes, kompanive të tij dhe arkat e PS për vjedhjen e zgjedhjeve.

Në vijim do të bëjmë një pasqyrë të disa miliona eurove të tjera të përfituara nga Ilir Beqja, emri i të cilit qëndron pas koncesioneve të mësipërme…

Më datë 29 gusht 2013, me anë të kontratës së shitjes së kuotave, Ilir Beqaj shet 51% te kapitalit në favor të Intech + shpk, shoqëria e krijuar në 2001, ku Beqaj ishte njëri prej dy ortakëve themelues,

Pas largimit ‘me letra’ të Ilir Beqjes nga kjo kompani, çuditërisht Intech + shpk shumëfishon të ardhurat- Ditët më të mira i pa në periudhën kur Beqja mbante detyrën e Ministrit të Shëndetësisë 2013 – 2017.

Le të shkojmë sipas parimit “Follow the money” (Ndiq paratë) për të gjetur të vërtetën….

INETCH + gjatë periudhës 2019-2023, përfitoi 4 miliard lekë prej 312 transaksioneve nga AKSHI + Drejtoria e Mbikqyrjes së shërbimit të provës + Aparati i MF.

INETCH + gjatë periudhës 2015 -2018, përfitoi 5.4 miliard lekë, prej 248 transaksioneve nga AKSHI dhe Aparati i MF.

INETCH + gjatë vitit 2014 përfitoi 705 milion lekë prej 6 transaksioneve nga AKSHI + Bashkia Durrës.

Totali 10 miliard lekë.

Autoriteti kontraktor kryesor, i cili lidhi kontrata të panumërta, madje edhe të klasifikuara me Intech+, është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit, dhe Aparati i MFE. Por nuk është vetëm AKSHI dhe MF që paguan kompaninë Intech + shpk, por edhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës dhe institucione të cilat nuk kalojnë pagesat e tyre nga Thesari i Shtetit.

Gjatë këtij viti, nga data 10 janar deri 10 gusht 2023, Intech + ka përfituar nga AKSHI 44 transaksione me vlerë totale 841 milion lekë. 20 nga këto pagesa, pra pothuaj gjysmën, nga data 7 deri 10 gusht 2023, pra për 3 ditë, me vlerë totale 469 milion lekë.

Specifikisht, në muajin gusht 2023, AKSHI i “shqetësuar” për Ilir Beqjan i cili ka patur vizita në SPAK këto ditë, nxitoi të likujdojë për 3 ditë rresht 20 transaksione me vlerë 469 milion lekë në favor të Intech + shpk për kontratat si më poshtë vijon:

Kontrata Nr. 6311, për Mirëmbajtjen e Sistemit të Arkivës Digjitale dhe Sistemit Financiar të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit: vlera 19 milion lekë

Likujdim Fature Nr.96/, Likujdim Fature Nr.77 dhe Likujdim Fature Nr.64 vlera totale 144 milion lekë;

Fatura nr 254, Fatura nr 204, Fatura nr 230/2022, Fatura nr 180, me vlerë totale 76 milion lekë;

12 Transaksione të ndryshme për Kontratën Nr. 6311për mirëmbajtje të Sistemit të Arkivës Digjitale dhe Sistemit Financiar të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit, me vlerë totale 229 milion lekë;

PSE ky nxitim i AKSHIT për të paguar brenda këtyre 3 ditëve 20 fatura të INTECH + me vlerë pothuaj gjysëm milion euro?!

A ka lidhje kjo me paraqitjen e Beqajt në SPAK po këto ditë….

A do të ndërgjegjësohen ndonjëherë pushtetarët tanë që të kuptojnë se janë në detyra shtetërore në cilësinë e shërbyesit të qytetarëve, dhe jo në cilësinë e përfituesit prej tyre…. Apo do të vazhdojnë të konsiderojnë paratë publike si trashëgimi personale?

Këto janë pyetje retorike, sepse ata që firmosin fap e fap edhe vjedhin faq e fap.

SPAK nuk duhet të rrijë duarkryq, por të shtojë edhe këto të dhëna në dosjen e Ilir Beqajt, të cilën Edi Rama po bën çmos ta mbyllë si duke bërë takime të fshehta, ashtu dhe duke treguar haptas përralla me kuçedrën e mrekullive të “piarit”, që ka hapur puset e arit të zi në Shpirag, për të shpëtuar Beqjen dhe të gjithë ata që po i pi e zeza.”

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mosbindja do të përshkallëzohet! Mos dëgjoni papagajtë e qeverisë që bëjnë opozitën e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, deklaroi …

Leave a Reply