Berisha: Ardi Veliu është figura qendrore e krimit në Policinë e Shtetit!

Kryetari i PD, Sali Berisha i kërkoi Komisionit Europianqë të ndihmojë në hetimin e përgjimeve të dekriptuara! Berisha tha se, Ardi Veliu është figura qendrore e krimit.
“Kanë ardhur, siç e keni dëgjuar, 850 mijë biseda të dekriptuara. Këto biseda dëshmojnë krimet e tmerrshme, pazaret me kriminelët.
Dy prokurorët që kanë kaluar vetingun me para të krimit, marrin kriminelin në telefon dhe i thonë se OFL-ja ka ardhur dhe do të sekuestrojë pronat. Dhe ai ua kthen me të njëjtën gjuhë. Këta janë Xhevahirët e prokurorisë.
Dhe që të gjitha këtu, nuk ka diskutim që kanë një kokë dhe kjo kokë është strikt Edi Rama, i cili erdhi në pushtet me krimin dhe sot sundon vetëm nga krimi.
Në Policinë e Shtetit, pozicionet kyçe në tërësi janë të zëna nga krimi.
Ardi Veliu është figura qendrore e krimit në Policinë e Shtetit. Me dokumenta, të denoncuara nga qytetarët shqiptarë në mënyrë të përsëritur, me dokumente të sjella nga drejtësia italiane.
Ndaj i bëj thirrje Komisionit Europian, që të zbardhen bisedat e politikanëve me grupet kriminale.
Të publikohen një për një emrat e të gjithë personave të politikës ose jo, që kanë mbajtur telefon të kriptuar për qëllime kriminale.
Kjo do ishte një ndihmë jashtëzakonisht e madhe. Por çfarëdo që të bëjnë partnerët tanë, nëse nuk ngrihemi në protesta për të rrëzuar këtë regjim të bazuar në krimin, drogën, korrupsionin, vrasjet, të ardhme në këtë vend nuk ka”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Blinken ‘dekoroi’ Dumanin me medaljen “McGonigal”

Në ditët e fundit të tij në Departamentin e Shtetit, Blinken i bëri një tjetër …

Leave a Reply