Nga Alba KEPI
Le të rrëfejmë disa të vërteta të tjera Kryeministër Rama, të vërteta që nuk ka propagandë politike, interes gjeopolitik e egoizëm personal që mund t’i fsheh.
Është e vërteta e Shqipërisë ku minorenët lëvizin pa patentë e shndërrohen në killer nga papërgjegjêsia e detyrimi i institucioneve që ju drejtoni.
Vincenzo Tizzano, 42 vjeç, e Domenico Gritto, 23 vjeç janë dy turistë italianë që humbën jetën në një nga zonat më të frekuentuara të turizmit shqiptar, jo shumë larg vendit ku JU Rama e Meloni kaluat pushimet alla albanese.
U vranë nga 2 të rinj shqiptarë minorenë 17 e 16 vjeçarë që drejtonin një automjet luksoz që një shtetasi italian i duhet të punojë një jetë për ta blerë.
U vranë, po po u vranë se në Itali u bë kohë që quhen vrasës kush drejton një automjet pa patentë, i alkoolizuar apo i droguar.
Ambasada italiane po ndjek me vemendje rastin e humbjes kaq tragjike të dy shtetasve të tyre nga minorenë pa patentë.
Pa patentë!
Dy fëmijë shëtisin në rrugët e turizmit elitar pa patentë e vrasin qytetarë e turistë, por dhe jetën e tyre!
Vrasin nga paaftësia juaj për të bërë shtet e për të ndërtuar veç një kështjellë gënjeshtrash.
Ministri i Brendshëm pasi të mbaroj punët e bujqësisë të kujtohet se detyrimi i tij është siguria e rendi.
E ka dështuar në atë çka ju “shitët” si zhvillim e sukses!
E çka ndodhi, ju zbardhi lakuriq se është veç flluskë sapuni turizmi juaj!
Ju jeni bashkëfajtor në këtë Krim rrugor!
E vërteta është se Shqipëria drejtohet me rregulla xhungle!
P.S
Ah KM mos harroni të publikoni sot në social se të gjithë mediat italiane kanë përcjellë lajmin e kësaj vrasje!