Helmimi i 41 turistëve, drejtoresha e spitalit: Këtë situatë mund ta ketë shkaktuar Dielli

41 turistë polakë, 22 prej të cilëve ishin fëmijë, u shtruan dje në spitalin e Vlorës me simptoma helmimi. Drejtoresha e Spitalit të Vlorës, Bruna Mersini u shpreh mbrëmjen e djeshme se, “një situatë të tillë mund ta ketë shkaktuar vapa dhe Dielli. Kjo deklaratë e drejtoreshës së Ramës ka shokuar opinionin publik.

Ndërkohë, turistët polakë kanë lënë sot urgjencën. Gendja e tyre paraqitet e stabilizuar, teksa autoritetet ligjzbatuese kanë nisur të ndërmarrin veprimet e para ligjore për rastin në fjalë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar mbrëmjen e djeshme kontrolle në anijen që bën turin Karaburun-Sazan, me të cilën udhëtuan turistët e helmuar.

Kontrollet kanë zgjatur deri në orën 03:00 të mëngjesit, teksa ekspertët kanë marrë mostra të ushqimit që është konsumuar nga turistët për t’i dërguar për analizë të detajuar në laboratorët qendrorë në Tiranë.

Pritet që përgjigja e tyre të bëhet publike pas 3-4 ditësh, pasi do testohen për salmonela dhe të gjitha shkaqet e tjera që mund të shkaktojnë helmim.

Nëndërkohë, Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë mostra të feçeve të fëmijëve dhe personave në bord, të cilat po i analizon deri në një përfundim zyrtar për të përcaktuar shkakun nga ka ardhur helmimi.

Ndër të tjera mësohet se AKU ka vendosur të ndëshkojë me masë administrative gjobë, në masën 6 milion lekë të vjetra subjektin që operon anijen turistike në fjalë për shkak të “mosplotësimit të kushteve për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit”.

About Redaksia

Check Also

Përgjaken rrugët, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në dy aksidente

Dy aksidente fatale janë regjistruar mëngjesin e së shtunës në vendin tonë. Një aksident tragjik …

Leave a Reply