T’i kërkosh Ramës sot zgjedhje është sikur t’i kërkoje Enver Hoxhës lejimin e pluralizmit

Nga Ilir LEVONJA

T’i kërkosh Ramës sot zgjedhje të parakohëshme, është sikur t’i kërkoje Enver Hoxhës lejimin e pluralizmit. Rama e ka të pamundur të konceptoj demokracinë si realitet politik, pa Edi Ramën. Për më tepër Partinë Socialiste apo Rilindjen, pa vet hijen plot pushtet të Edi Ramës.

Ky rrezik social-kombëtar-rajonal do zgjasi ca. Ngrihet vendit i tërbuar dhe thyen dyert gjithë mllef kur e shikon se si në ndonjë qoshe studio, se si ndonjë zë i ngjirur e sjell këtë si obsion politik. Për më keq akoma, socialistët e rinj apo rilindasit, as nuk kanë guximin ta çojnë nëpër mend. Ashtu si Enver Hoxha nuk merrte asnjë përgjegjësi politike për bashkëpunëtorët e tij, edhe Edi Rama nuk ka se si. Enveri i shpallte menjëherë armiq të klasës dhe të popullit. Dyfish të bindur vepronin edhe ata që i vinin nga pas.

Edhe Edi Rama, le të plasin sado skandale financiare, apo arratisje nga vendi, ai nuk ka marre dhe nuk do të marri asnjëherë përgjegjësi politike. Madje e ka strategji taktike që çdo skandali i përgjigjet me një skup mediatik, siç edhe po ndodh tani me lajmet për bum turistësh apo naftën e Shpiragut. Ashtu si Enver Hoxha edhe Edi Rama po u premton shqiptarëve se pas këtij ”zbulimi” do hanë me lugë floriri. Ai është sot sundimtar dhe jo shtetar. Sado skandale qeveritare të ndodhin, sado të arrestohen, sikur edhe i vetëm të mbesi, ai nuk ka për ta pranuar kurrë që ka faj. Si edhe ndodh zakonisht në demokraci, kurrë. Madje qarkullimin e pushtetit, as që e çon nëpër mend. Ndaj realiteti shqiptar sot është, as mish e as peshk.

Kërkojini të vërtetën në shtëpitë tuaja, por ju nuk e bëni. Kjo përkon edhe me largimin e fëmijëve ”turistët” të Edi Ramës. Fëmijët tuaj aq sa italianë, francezë, gjermanë, grekë, kanadezë, amerikanë apo australianë, po ikin. Shikoni se sa u rrit buxheti juaj… Nëse po, u rrit nga fëmijët, apo nga ”turistët” e Edi Ramës?. Nga fillimi i korrikut të këtij viti, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shpërndua një video mesazh ku i uronte mirëseardhjen gjithë emigrantëve dardanë, të cilët me kthimin e tyre si për çdo verë në Kosovë, jo vetëm që vinin në lëvizje ekonominë e vendit, gjallëronin jetën etj., por kontribuonin edhe në defiçitin qeveritar në lidhje me të ardhurat.

Krejt ndryshe nga Albin Kurti, Enver Hoxha i Tiranës shqeu gjithë televizionet kombëtare e private me lajme për dyndje turistësh dhe kurrë nuk shpërndau një video mesazh mirëseardhje, përkundrazi i
quajti ata turistë, deri dhëndurrët nga Kolumbia e largët. Por në fund të fundit, pyetja është, nga kjo dyndje turistësh, a u rritën rrogat? A u rritën pensionet? Po pagat informle te privati, a u formalizuan me të drejta të plota ku mbulohet sigurimi shëndetësor, pensionimi etj.? Pyetja është se ky bum turistësh a përmisoi jetën tuaj? Apo mufati buxhetin e atyre shtetarëve që sot kanë nga dy apo tre vila në bregdet?

Por ne nuk i bëjmë kurrë këto pyetje. Na vjen më për shtat të vëm poshtë shoqi-shoqin se sa një shtetar monark a diktator. Në Shqipëri Enver Hoxha qeverisi 40 vjet. Dhe nuk e larguan shqiptarët, por Zoti. A do e bëjnë këtë shqiptarët edhe me Edi Ramën? Kjo mbetet për t’u parë. Le të lutemi që historia të mos përsëritet.

About Redaksia

Check Also

Instituti Konservator Shqiptar, një shtyllë për të ardhmen e konservatorizmit në Shqipëri

Nikola KEDHI Shqipëria ndodhet në një udhëkryq, duke u përballur me sfida që rrezikojnë demokracinë, …

Leave a Reply