Tmerr në Sarandë, ashensori i lokalit i merr jetën kamarierit 17-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Sarandën orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Një 17 vjeçar ka humbur jetën në një nga lokalet më të njohura të zonës rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Lidhur me ngjarjen e rëndë nuk ka ende një reagim nga policia. Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari Antonio Delilaj, i cili punonte si ndihmës kamerier është zënë poshtë nga ashensori i lokalit dhe gjetur vdekjen menjëherë. Burimet theksojnë se 17-vjeçari ka humbur jetën pasi është zënë nga ashensori në lokalin “Orange Club”.

About Redaksia

Check Also

Si Belgjika i kapi 4 ton kokainë njeriut të Ramës që blinte votat në Durrës

Plarent Dervishaj ka qenë një prej krerëve kryesorë të bandave në Durrës në blerjen e …

Leave a Reply