Kryeministri baltos mjekësinë shqiptare, plejadat e saj!

Nga Tritan SHEHU
Nje butafori e Rames sot tek “Shefqet Ndroqi”, per te fshehur pergjegjesite ndaj skandalit sterilizimit e PPP ne teresi.
Duke pare ate teatralitet me ato “instrumenta kirurgjikale” te shkaterruara, desheroj t’i them se:
–Mjeksia shqiptare nuk fillon me Ramen.
–Kirurgji, edhe e madhe, eshte prej shume vitesh.
Eshte bere edhe kardiokirurgji, neurokirurgji, digjesitve, ortopedi, urgjenca madhore.
Eshte bere edhe kirurgji pulmonare, pikerisht ne ate spital ku ishit sot.
Dhe kjo nuk mund te kryhej vecse me instrumenta te pershatshem, te avancuar per kohen.
Pa dyshim sterile ato, e realizuar ajo ne perputhje me nivelet e periudhave.
—Une nuk mohoj zhvillimin linear si ju sot, domosdoshmerine e tij.
Teknikat, instrumentat permiresohen, qofte edhe te sterilizimit, kontrolleve, ky eshte zhvillimi.
Por ju sot duke mohuar kete parim universal, historine e mjekesise sone, kerkoni te fshihni thelbin e problemit me keto PPP-te gryrese, bllokuese ne shume aspekte.
Ate qe jane krijuar monopole private te paguara nga shteti, te cilat risin koston dhe kondicionojne cilesine, pa konkurence….plus procedurat okulte te tyre!
Eshte shkateruar autonomia spitalere dhe e kujdesit peresor.
Jane “dhuruar” privatit kapacitet publike si spitalore ashtu e te paresorit etj etj..
Dhe keto nuk mund te zbehen me nevojen e permiresimit te instrumentave, te sterilizimit te tyre para perdorimit etj….qesharake ta perdoresh keshtu “zhvillimin”!.
Prandaj me se fundmi po leviz edhe “drejtesia”, te ciles sot ju i bete presion.
Do ishte me mire te shkonit tua shpjegoni atyre direkt, qofte dhe si avokat i procesit.
Por tu shpjegonit edhe publikut se si mundet, qe per nje proces qe ju e cilesuat krenari te qeverisjes suaj…
Pothuajse te gjithe jane nen drejtesine tashme.
A nuk ju duket teper kontradiktore kjo!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply