Xhaka mund të drejtojë Zvicrën në të ardhmen

Granit Xhaka mund të bëhet në të ardhmen përzgjedhës i Kombëtares së Zvicrës. Kështu ka deklaruar Murat Yakin. Ai të njëjtin vlerësim e dha edhe për Manuel Akanjin, gjatë një interviste për “20minuten”.

Kur u pyet rreth shkollimit që po bën mesfushori kosovar për trajner, Yakin tha: “Më vjen mirë për të gjitha opinionet dhe pikëpamjet. Me njohuritë dhe përvojën e tij, nuk kam asnjë dyshim që Graniti mund të jetë një trajner i suksesshëm”.

Përzgjedhësi i Zvicrës shtoi: “Por, ai nuk është i vetmi. Këtë ia dhashë edhe Manuel Akanjit. Për mua ai është i paracaktuar të bëjë një karrierë trajneri”.

Ndërsa, në pyetjen se, “a do t’ju zëvendësojë Xhaka apo Akanji si trajner i Kombëtares kur të tërhiqeni?”, Yakin deklaroi: “Në një moment i besoj absolutisht të dyve”.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply