Vrasje dhe korrupsion/ Hetim pasuror për Gjokën, Bistrin dhe 4 të arrestuarit e tjerë

Prokuroria e Posaçme nis hetimin pasuror për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Mes personave ndaj të cilëve po bëhet hetim pasuror janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-shefi i krimeve Ardrit Hasanbegaj, Astmer Bilali dhe Edmond Preka.

Në sitë janë vënë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj. Në sitë janë edhe transaksionet që ata kanë bërë deri në kohën kur janë prangosur.

SPAK ka kërkuar informacione nga bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera shtetërore. Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme.

Të martën personat e mësipërm kërkuan daljen nga qelia, me pretendimin se transkriptet e ardhura nga Franca janë të pavlefshme, ndërsa të enjten në orën 10 vendoset nga gjyqtarja e Apelit Saida Dollani për kërkesën e tyre.

Ata akuzohen për 12 vepra penale ku më kryesoret janë për grup të strukturuar kriminal, vrasje, korrupsion etj.

About Redaksia

Check Also

Ulen ndjeshëm çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare, në Shqipëri vetëm rriten

Pas disa jave rritje të vazhdueshme, çmimi i arrit të zi në tregjet ndërkombëtare ka …

Leave a Reply