Nën akuzë për krim zgjedhor, arrestohet drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut dhe 4 vartësit

Drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut, Artion Taci ka përfunduar në pranga pasi akuzohet për krim zgjedhor. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka vënë në pranga Drejtorin e Zjarrfikëses së Cërrikut, Artion Taci. Sipas AMP, ai akuzohet për ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’ dhe për ‘krim zgjedhor’.

Arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Ndërkohë, në pranga kanë rënë edhe pesë persona të tjerë, të identifikuar si: Adnan Xhelili, Alban Shima, Armand Gjoka dhe Agiano Dinoshi.

Me urdhër të Prokurorisë se rrethit Elbasan është arrestuar edhe nëpunësja e zyrës së taksave në bashki, një biznesmen dhe dy qytetarë.

Paraprakisht mësohet se ai akuzohet për ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’ dhe ‘krim zgjedhor’, pasi ka influencuar tek nëpunësja e zyrës së taksave në bashki që të lëshojnë vërtetime false për disa biznese gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

About Redaksia

Check Also

Dështimi i sistemit arsimor, Rama gjen “fajtorin”: Do mbyllim TikTok-un…

Qeveria Rama ka marrë vendimin për të mbyllur “TikTok” në vendin tonë. Lajmi u konfirmua …

Leave a Reply