Fuga: Rama mund të afrojë ndonjë nga “partia e Bravës” për ministër

Akademiku Artan Fuga teksa komentoi zhvillimet e fundit në vend, u ndalur tek aksionet e SPAK. Mes të tjerash akademiku tha se krimi që arrin deri te SPAK ka bërë shumë dëme, duke e cilësuar si portën e fundit përballë krimit.

“Prokurorët e SPAK e dinë përgjegjësinë e tyre. Është parë që SPAK e ka shumë të vështirë për të vepruar”, u shpreh akademiku. “Edhe kaq sa është zbuluar është e mjaftueshme se është një çorape për t’u zbuluar dhe nuk ka pse të mos shkojë në fund. Duhet të vendosë politikën dhe sidomos drejtuesit e qeverisë se këto nuk janë të rastit, apo dëme të vogla që maten me para, pro është një problem shumë i madh. Problemi është se sa modeli i sotëm shtetëror di të qeverisë Shqipërinë?”, theksoi Fuga.

Gjithashtu Fuga komentoi edhe mbledhjen e paralajmëruar të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

“Kjo përgatitje prej dy-tre muajsh është ai ato reklamat e marketingut. Mund të jetë një akt komunikimi i zotit Rama, duke vënë të gjithë klasën politike në një pritshmëri dhe kjo është një strategji komunikimi e zgjuar dhe i dha mundësi atij të kaloj një verë të qetë”, u shpreh Fuga

Ai tha më tej se, nuk do të kemi ndryshim në politika qeverisëse, por zoti Rama pritet që ministrat që kanë gjurmë në dosjet e SPAK, sigurisht ai ka treguar që ai i largon përpara.

“Në kuptimin tim i ka dhënë të drejtë sikur SPAK dhe kryeministri të kenë një komunikim. Pra besoj do të largohen të gjithë ata apo ato që zoti Rama ka një informacion se janë me ndikime, gjurmë në dosje. Nisur nga ato që kam dëgjuar nga kryeministri, i qëndroj asaj që ai do të kërkojë të afrojë ndonjë figurë që nuk është shumë politike, por mund të jetë edhe afër opozitës, jo në parti, por afër. Zotit Rama kemi parë që i pëlqen të ketë ministre më shumë gra dhe mendoj që objektivi i fundit ka lidhje me rregullime ekuilibrash si në grupin parlamentar edhe në qeveri. Zoti Rama kishte nevojë të vendoste një bravë të re, për një çelës të ri, arsyen nuk e di. Por donte të vendoste një bravë të re më të sigurt”, tha ndër të tjera Fuga.

About Redaksia

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …

Leave a Reply