Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, djali i nënkryetares së Bashisë Shijak, Robert Domi kapet me 1 kg kokainë. Sipas denoncimit, kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka negociuar lirimin e djalit në nënkryetares së tij, i arrestuar për trafik kokaine.
Postimi i kreut të PD, Berisha
Djali i nënkryetares së Bashkisë Shijak, Robert Domi kapet me 1 kg kokainë.
Policia mashtron mediat, Shpresa Domin e paraqet si ish nënkryetare. Mashtrim! Ajo sot eshte nënkryetare!
Bëhen përpjekje të forta për lirimin e tij!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Pershendetje dr Robert Domi djali i Shpresa Domi nenkryetares aktuale te bashkise Shijak e denuar edhe kjo per mashtrim me doganat eshte arrestuar mbreme ne nje aksion i quajtur Three stars me 1kg kokaine. Vete Elton Arbana ka qene mbreme duke negocjuar lirimin e tije pasi dyshohet se eshte pjese e këtij grupi.