Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, pas vitit 2013 Shqipëria nuk ka pasur në mënyrë absolute asnjë garë të vërtetë elektorale. Berisha tha se, kulmi i batërdisë elektorale, apo farsës elektorale shqiptare të Edi Ramës, është shënuar në mënyrën më të paimagjinueshme në zgjedhjet pa garë të vitit 2019.
“Pas një periudhë pa diskutim të zgjatur të përpjekjes sonë shumë serioze do të thosha, për identifikimin e të gjitha problematikave të panumërta të procesit zgjedhor, përfundimit të një dokumenti shumë serioz, falë punës së shkëlqyer që kanë bërë degët në identifikimin e problemeve, drejtuesit e qarqeve, grupi i punës ka përfunduar dhe ditën e mërkurë ne paraqesim në publik këtë dokument në dy vëllime, i cili do të jetë shtyllë bazë e analizës suaj.
Analiza do ketë dy shtylla kryesore, njëra është farsa zgjedhore 2023, tjetra është çfarë duhet bërë për përmirësimin maksimal të punës për eliminimin e dobësive të konstatuara gjatë fushatës elektorale në të gjithë strukturat tona dhe në tërësi do të regjistrohen, do të debatohen propozimet, mendimet, sugjerimet e anëtarësisë dhe drejtuesve lokalë për përmirësimin e punës sonë.
Për reformimin e mëtejshëm të PD, ridimensionimin e hapjes së saj dhe në tërësi funksionimin e saj.
Do ndalem te shtylla e parë. Ne u premtuam shqiptarëve se do mbrojmë votën. dokumenti që ju do merrni, dëshmon punën më serioze që kjo parti ka bërë në ekzistencën e saj për të evidentuar dhe mbrojtur votën e qytetarëve shqiptarë.
Çfarë na duhet kjo? Unë mendoj se kjo ka një vlerë të jashtëzakonshme. Që kur ka ardhë Edi Rama në pushtet, por edhe më parë, në Shqipëri ka pasur debat për zgjedhjet. Por ky debat u kapërcye në vitin 2005, 2009, 2013, bazuar jo në pretendime absurde, por në dokumente ndërkombëtare.
Pas vitit 2013 gjer sot, Shqipëria nuk ka pasur në mënyrë absolute asnjë garë të vërtetë elektorale.
Por kulmi i batërdisë elektorale, apo farsës elektorale shqiptare të Edi Ramës, është shënuar në mënyrën më të paimagjinueshme në zgjedhjet pa garë të vitit 2019, ku ai nuk kishte asnjë rrezik, asnjë rival, ku ai kishte në dorë të kryente një proces zgjedhor lega artis. Por aty, ai realizoi procesin zgjedhor më të shëmtuar që ishte zhvilluar në Shqipëri nga viti 1991 deri në atë ditë, në mënyrën më të pabesueshme.
Dhe Audrey Glover, nxori një raport, bashki me ekipin e saj, do të thosha raportin më damkos në historinë e zgjedhjeve në Europë. Zgjedhje që u zhvilluan nga një njeri, ku nuk cenohej asnjë mandat falë marrëzisë së Peng Bashës, megjithatë Edi Rama tregoi se konsiderata e tij për zgjedhjet është zero. Se procesi zgjedhor është një farsë dhe ligji zgjedhor, siç është shprehur këtë herë, është një kinezëri”, u shpreh Berisha.
Check Also
Berisha: Rama kërkon mandat të 4-tërt në një kohë kur është në rreth të kuq!
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama kërkon mandat të 4-tërt në një …