Qeveria, 2.1 milionë euro për përzgjedhjen e inxhinierit të aksit Thumanë-Vorë-Kashar

Nisja e zbatimit të projektit të Partneritetit Publik Privat për ndërtimin e rrugës Thumanë-Vorë-Kashar ka sjellë nevojën e përzgjedhjes së inxhinierit të pavarur që do të monitorojë ecurinë dhe certifikimin e kësaj kontratë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi hapjen e procedurës së prokurimit me objekt “Shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar” me një fond limit 235 milionë lekë apo 2.1 milionë euro.

Referuar dokumenteve që i bashkangjiten procedurës, ministra nënvizon se inxhinierit të pavarur i kërkohet të ofrojë ekspertizë në të gjitha fushat e Koncesionit pa përjashtim.

“Çdo aspekt i ecurisë së Koncesionit duhet t’i nënshtrohet certifikimit në bazë të Sistemeve të tij të cilësisë dhe auditimit sa i takon cilësisë në lidhje me rezultatet e Koncesionarit me cilësi të siguruar dhe kontrolluar” thuhet në dokument.

Funksionet e përgjithshme të kësaj strukture, ministria i ka përmbledhur në 16 pika duke nisur nga kontrollet e përgjithshme, adutiimet, asistemimet në prova e hetime në lidhje me punimet dhe shërbimet tek Mbikëqyr plotësimin nga Koncesionari të dispozitave të Kontratës së Koncesionit, me përshtatjet përkatëse që lejon Kontrata.

Po kështu ka liri të pakufizuar hyrjeje në Territorin e Projektit në çdo moment të arsyeshëm gjatë të gjithë Periudhës së Kontratës në mënyrë që të kryejë funksionet e tij. Ka të drejtë të hyjë në çdo pronë që përdor Koncesionari për realizimin e Punimeve dhe Shërbimeve, për të kontrolluar ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e Projektit dhe për të ndjekur plotësimin e detyrimeve nga Koncesionari.

Ka të drejtë të hyjë në çdo moment në çdo pronë të përdorur nga Koncesionari si objekt trajnimi ose punishte dhe në vendet ku përgatitet puna ose nxirren materialet për Projektin, për ndjekur plotësimin e detyrimeve nga Koncesionari.

Ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet ku diskutohet ecuria mujore ose me shpeshtësi tjetër në lidhje me Punimet dhe/ose Shërbimet dhe të marrë njoftim në kohën e duhur për këto mbledhje nga Koncesionari.. Ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë kopje të të gjitha skicave, lidhjeve, specifikimeve dhe shtojcave, pas çdo modifikimi që u bën Koncesionari. Jep opinion sa i kërkohet lidhur me veprime që prekin të drejtat dhe detyrimet e plaëve të përfshira.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Veliaj i dha Ajolës rreth 97 mijë euro në vetëm 1 vit nga fondet e Bashkisë

Ola XAMA Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë Ajola Xoxa rezulton të jetë e punësuar …

Leave a Reply