“Të të qajë Jago…”

Kryetri i PD Sali Berisha i ka uruar shërim të shpejtë rivalit të tij të dikurshëm, Fatos Nano, pasi ky i fundit është prej disa ditësh i shtruar në spital

Berisha ka komentuar dhe dekoratën e dhënë dje nga kryeministri Edi Rama për Fatos Nanon dhe ka thënë se mirënjohja nuk ekziston për Ramën, i cili përdor fatkeqësitë për qëllime të veta.

“Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij. Nuk dua të shkoj më tej se po të shkoj më tej do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e jagos se në qoftë se kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos dhe të të qajë Jagoja Zoti është i madh, nuk kam ç’të them tjetër. Çfarë mirënjohjeje, vetëm mirënjohje mbi tokë nuk ekziston për të. Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta. Kur përdor dhe të tjera. Ai përbën një Jago dhe e ka të qartë çdo socialist shqiptar që e ka integritetin të mbetet socialist dhe të mos shndërrohet në rilindës. Rilindësit janë sekt”, deklaroi Berisha.

Jagoja ishte një personazh intrigant te Otello i Shekspirit, armik i Otellos, pavarësisht se ai e mendonte shok.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply