Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, Edi Rama ka interesa strikt mafioze të klanit të tij për tokat në Himarë. Berisha tha se, t’i besosh Ramës, është si t’i besosh eskimezit në shkretërirë apo rrethit katror.
“Jam person që jam marrë në mënyrë të përsëritur me Himarën dhe historinë e saj. Himariotët kanë një nga historitë më interesante.
Ata janë një komunitet shumë i respektuar, i përbërë nga fshatra bilinguale dhe nuk mund të mohohet, bilinguale jo të themi sot e 100 vite, por edhe sot e 400 vite sipas studimeve. Unë jam i pasionuar pas historisë.
Por, shumica e fshatrave nuk kanë folur një fjalë greqisht.
Te qyteti, aty ka miksturë se ka qenë port. Aty ka shqiptarë, grekë, venecianë, italianë, siç janë portet.
Por në të gjithë dokumentet ndërkombëtare, Himara nuk ekziston kurrë si zonë minoritare. Kjo nuk do thotë se aty nuk ka minoritarë se nuk ka nevojë kush të mohojë etninë e askujt.
Por nëse Beleri ka bërë deklarata antikushtetuese, atëherë ka mekanizma që e bëjnë atë përgjegjës para ligjit. Por absolutisht nuk ka asnjë shkak të tillë te Edi Rama. Përkundrazi Edi Rama ka interesa strikt mafioze të klanit të tij për tokat në Himarë.
Nuk duhet të pranohet kurrë petku nacionalist që i vishet. Me atë urrejtje që foli kundër Belerit, foli edhe kundër Vangjel Dules. Në një kohë kur ai është grek me origjinë.
Pra, nuk mund të shpërthesh me një urrejtje pse i përket një etnie tjetër. Kjo është një kohë e shkuar.
Rama e ka bërë këtë me Belerin dhe ia kam kthyer shumë keq se është atavizëm.
Rama mobilizoi mediat për ta bërë Ramën nacionalist. Por nëse ka antishqiptar mbi tokë, është Edi Rama me të gjithë dokumentet. Edhe këtë që bën. Si të dukesh të të mbajë dikush në burg në shkelje të ligjit. Beleri duhet të bëjë dënimin se nuk është i dënuar.
Por ky nuk e lejon të bëjë betimin vetëm e vetëm të marrë bashkinë e Himarës. Dhe ky është një akt politik i shëmtuar”, u shpreh Berisha.
Check Also
22% e të rinjve të papunë! Të angazhohemi për të sjellë ndryshimin!
Anëtarja e FRPD, Erilda Mehmeti ka mbajtur fjalën e saj në tubimin qytetar te ‘Rruga …