Padia ndaj Irena Gjokës/ Berisha: Vendimi u mor para 6 muajsh, mua më thirrën qëllimisht javën e fundit

Kryetari i PD, Sali Berisha, në deklaratën e tij para medieve pas daljes nga SPAK, tha se, vendimi u mor para 6 muajsh, mua më thirrën qëllimisht javën e fundit.

Berisha: Por problemi është se Irena u padit, dhe Altin Maneku, avokati i saj, e çoi pa asnjë lloj përgjegjësie, në mungesë të plotë përgjegjësie, e çoi në gjykatë si një person për të cilin nuk ka asnjë lloj fakti penal.

E kuptoni ju?

Pra, për Altin Manekun, mashtrimi në formularët e vetingut, mashtrimi në formularin e dekriminalizimit, mashtrimi në formularin e emërimit kryetar gjykate, nuk përbën vepër penale dhe se neni 96 i Kushtetutës nuk ekziston.

Të gjetur para këtij akti të pafytyrë dhe të papërgjegjshëm, një gjykatëse vendos të bëjë ligjin. Një gjykatëse që i beson ligjit, e kthen vendimin e paturpshëm dhe kriminal të Altin Manekut, se këta kanë nxjerrë tani formulën, ka vjedhur, por nuk dënohet.

Gjykatësja e ktheu me 20 pyetje, ndër të cilat ajo kërkon të pyetet kallëzuesi i Irena Maneku Gjokës, Sali Berisha.

Thirrem tani, historia është kjo, ky vendim është marrë nga gjykatësja pothuajse gjashtë muaj më parë dhe unë thirrem në limitet e afatit gjashtëmujor, javën e fundit të gjashtë muajve që ka caktuar gjykatësja.

Pse kështu?

Me shpresën se nuk do gjendet në Shqipëri.

E kuptoni ju se çfarë mendje djallëzore kanë…

-Nuk do gjendeshit ju apo zonja Gjoka?

Sali Berisha: Nuk do gjendesha unë se unë jam për t’u pyetur.

-Po ju jeni me detyrim paraqitje, duhet të njoftonit autoritetet kur të largoheshit?

Sali Berisha: Unë njoftimin e kam marrë absolutisht tre ditë më parë dhe unë mund të isha jashtë dhe mund të mos isha dhe këta mund ta mbyllnin që nuk u gjet.
Po si ka mundësi të pyetet kallëzuesi pasi gjykatësja shtron 20 pyetje, kërkon që të pyetet kallëzuesi dhe jep pyetjet se çfarë do pyetet dhe tani kallëzuesi thirret javën e fundit dhe njoftohet, meqenëse e shtruat ju, maksimumi katër ose pesë ditë më parë.
Pra, e shihni ju se çfarë përfaqëson Irena.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Klodiana Lala është një person që keqpërdoret në mënyrë të pamëshirë!

Klodiana Lala, News24: Zoti Berisha, se ju e nisni gjithmonë duke akuzuar mediat, meqenëse u …